Është popullarizuar në gjuhët e shumë prej shokëve tanë fetarë të thonë se faktet shkencore (kanë për qëllim Faktet e Shkencave Natyrore) janë fakte të ndryshueshme, ajo çka e dëshmon shkenca sot e mohon nesër, dhe çka e mohon sot e dëshmon nesër. Për këtë arsye ajo nuk duhet të merret parasysh në të kuptuarit e të vërtetave fetare që gjenden në Kur'an dhe Sunet. E vërtetë -sipas tyre-është teksti sipërfaqësor fetar, edhe nëse bie ndesh me zbulimet shkencore!

Mirëpo thënia se fakte shkencore ndryshojë, është një thënie jo e vërtetë, bile ajo është gabim i pastër, sepse të dhënat e shkencave natyrore- siç është e njohur- ndahen në:

-Fakte dhe zbulime shkencore; që bazohen në dëshmi shqisore apo argumente të prera logjike,

-Teori të pjesshme për të cilat ekzistojnë disa dëshmi deri diku bindëse por jo të prera,

-Hipoteza[1] të cilat janë të prirura për të ndryshuar, sidomos kur ato ndërtohen në argumente jo të forta.

Të gjitha faktet e shkencave eksperimentale, qofshin ato natyrale, sociale apo psikologjike, për të cilat ka dëshmuar shqisa apo logjika e shëndoshë, në mënyrë të prerë janë edhe fakte sheriatike. Bile, edhe nëse është teori shkencore rreth të cilës ka një argument jo përfundimtar, feja jonë thotë që ti ta pranosh atë dhe të punosh me të.

Cili është argumenti për këtë që po themi?

Argumenti se sheriati ka aprovuar çdo të vërtetë, qoftë ajo fetare apo jofetare; të cilën njeriu e përfiton përmes shqisës dhe mendjes së tij, është fjala e Allahut I: [All-llahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja (si foshnje) që nuk dinit asgjë. Ju pajisi me (shqisa për) të dëgjuar, me të parë dhe me mendje, ashtu që të jeni falënderues] (Nahl, 78).

Nëse faktet fitohen përmes shqisës dhe arsyes, është prej intuitës të thuhet se: çdo gjë të cilën e dëshmon shqisa dhe logjika është fakt, e nëse nuk e dëshmon, atëherë nuk është fakt. Për këtë arsye, Allahu i Plotfuqishmi i kundërshtoi të pafetë të cilët mohuan faktet e perceptuara duke u thënë se: [Edhe sikur të zbritnim ty një libër të shkruar në letër, e ta preknin atë me duart e tyre, ata që mohuan do të thoshin: "Kjo nuk është tjetër përveç një magji e qartë"] (Enam, 7).

Disa lexues mund të befasohen kur thamë së atë të cilën nuk e dëshmon shqisa dhe logjika, nuk kondiserohet dituri dhe ndoshta mund të thonë: Ku mbeti shpallja atëherë?

Themi: Arsyeja e këtij kundërshtim është pështjellimi në të cilin kanë rënë shumë njerëz. Konfuzioni i tyre është mungesa e dallimit në mes mjeteve të cilat të çojnë te njohuria, siç janë shqisa dhe logjika, dhe burimeve të dijes, siç janë lajmi i vërtetë dhe shpallja hyjnore. Shpallja është burim i diturisë, mirëpo ne e ditëm se ajo është shpallje përmes shqisës dhe logjikës, përndryshe nuk kemi standard tjetër të mundshmë të dallojmë të dërguarin e sinqertë nga profeti i rrejshëm, e as mes asaj që është fjala dhe shpallje e vërtetë e Zotit dhe fjalës e cila nuk lejohet të thuhet në të drejtën e Zotit.

Dijetarët njëzëri kanë thënë se: Nëse argumentet logjike dhe shkencore bien ndesh me ato fetare, nӫse i besojmë tӫ gjithave kjo del se kemi bashkuar mes dy gjërave tӫ kundӫrta, e kjo është e kotë. Nëse i pӫrgӫnjeshtrojmӫ tӫ gjitha, do tӫ thotë se nuk e pranojmӫ asnjӫrӫn. Nӫse i pranojmӫ argumentet fetare e i pӫrgӫnjeshtrojmӫ ato logjike dhe shkencore (shqisore), kjo është akuzë ndaj vet argumenteve fetare, ngase argumentet logjike dhe shqisore janӫ baza e argumenteve sheriatike. Shpalljen neve e kemi besuar përmes shqisës dhe logjikës, sepse nuk ka standard tjetër përmes të cilit mund të dallohet i dërguarin i sinqertë nga profeti i rrejshëm, apo fjala e vërtetë e Krijuesit nga fjala e cila nuk lejohet të thuhet në të drejtën e Tij. Si rrjedhojë, vӫrtetimi i degës dhe pӫrgӫnjeshtrimi i bazës qon deri tek pӫrgӫnjeshtrimi i tӫ gjithave.

Rikthehemi për të thënë se faktet e shkencave eksperimentale të cilat janë ngritur mbi dëshmi ndijore shqisore bindëse apo mbi fakte logjike të prera, janë faktet të vërteta dhe nuk ka mundësi të ndryshojnë.

Vallë: A do të vijë dita ndonjëherë kur shkenca do të thotë se shkencëtarët kanë gabuar kur kanë thënë se toka është e rrumbullakët, pasi ata më parë e kishin parë se ajo ishte ashtu dhe e kishin fotografuar që ta shikojnë ata që nuk e kanë parë?!

A do të vijnë koha, që të zbulojnë se uji nuk përbëhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni, siç thonë tani?

A është e lejueshme për një njeri normal të përpiqet të kundërshtojë diçka që e ka provuar përmes argumentit shqisor? Arroganca e tillë është sheriatikisht e dënueshme sikurse që është e qortuar edhe në mendjen e shëndoshë. Bile çdo gjë që në mendje është e dënueshme edhe sheriatikisht është e dënueshme.

Mohimi i fakteve shqisore, të cilat perceptohen nga personi i thjeshtë, apo që evidentohen nga shkencat eksperimentale;natyrore, sociale, psikologjike dhe të tjera si këto, është rrënimi i vet sheriatit, sepse është rrënim i fakteve përmes së cilave është dëshmuar saktësia e fesë, dhe përmes tyre është bërë dallimi mes saj dhe pretendimeve tjera të rreme.

Libri i Allahut I është plot me udhëzime që njerëzit të meditojnë mbi krijimin e tyre, përmes së cilave dëshmohen edhe bazat e Islamit, si ekzistenca e Krijuesit - të Plotfuqishëm, cilësitë e tij, dërgimi i shpalljeve, dhe fati i gënjeshtarëve të profetëve të Tij.

Thotë Allahu I: [Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!] (Ali Imran:190, 191).

Në këto dy vargje fisnike, Allahu bëri lidhjen mes dukurive natyrore dhe manifestimit të besimit. Kjo lidhje nuk mund të jetë, vetëm për ata që i shikojnë këto fenomene dhe janë të sigurtë se ekzistojnë ato, në këtë rast thuhet se njeriu ka arsye dhe mendon. Të zotët e intelektit janë ata që lëvizin prej shikimit në logjikim dhe prej logjikës në besim.

Shikojë në këto fjalë të Allahut I: [S'ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?

Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.

Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.

Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën të do të pushoni. Ne ia sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.

Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë] (Enam, 95-99).

Në ajetin e parë në këto vargje, Zoti bëri një lidhje shumë të bukur midis fakteve natyrore dhe besimit, nuk e mohon këtë pos i prishuri.

Në ajetin e dytë, bëri një lidhje mes fakteve natyrore dhe dy atributeve prej atributeve të Zotit I.

Në ajetin e tretë, katërt dhe të pestë, bëri një lidhje midis fakteve natyrale dhe diturisë, kuptimit dhe besimit. Nuk ka mundësi të jetë dijetar e as besimtar ai që i mohon këto fakte, pasi i ka parë ato.

Nuk lejojmë ndonjë kundërshtar të thotë se ne kemi besuar këto fakte natyrore, sepse Allahu i Plotfuqishëm – i ka pranuar ato, asesi! Sepse dituria për to i ka parapri Kuranit të Shenjtë, është e pavarur prej tij dhe kjo dije është e përbashkët mes myslimanëve dhe jomyslimanëve. Kurani e bëri këtë dëshmi të fuqisë dhe cilësive të Tij. Në qoftë se dituria jonë për to do të bazohej në besimin e Kuranit, nuk do të ishte dëshmi e shëndoshë, por do të ishte një rreth vicioz i pavlefshëm.

Edhe në këtë vargun në vijim, ti do të gjesh të njëjtën lidhje në mes fakteve të vëzhgueshme shkencore, vërtetësisë së besimit në ringjallje dhe pohimit të Pejgamberit: [Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erërat) bartin re të mëdha, Ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin) nxjerrim të gjithë frutat. Kështu i nxjerrim (i ngjallim) të vdekurit, ashtu që ta përkujtoni (fuqinë e Zotit)] (Araf, 57).

Faktet ndijore e kanë edhe një ndërlidhje tjetër me bazamentet e fesë (usuludinit), në aspektin se ato janë kriter për të dalluar mes së vërtetës dhe gënjeshtrës, sepse shpallja e vërtetë është ajo që pajtohet me realitetin dhe nuk e kundërshton. Në qoftë se realiteti që perceptohet përmes shqisave e kundërshton shpalljen, në këtë rast dimë se ajo është një gënjeshtër apo shpallje e rreme. Kjo rregull njihet me intuitë të rëndomtë, e dinë të gjithë të mençurit.

Për këtë, mjeku francez Maurice Bucaille shkroi librin e tij të famshëm “ Bibla, Kurani dhe Shkenca “ dhe në parathënie e tha një fjalë, kuptimi i së cilës është: Përderisa Perëndia - i plotfuqishëm - është krijuesi i universit, Ai nuk mund ti shpallë qenies njeri fjalë që kundërshtojnë realitetin që Ai vet ka e krijuar dhe e ka ditur, kështu që, unë do ti gjykoj këto tri libra me standardin e të vërtetave të prera të cilat janë vërtetuar në shkencat natyrore. Nëse gjej aty diçka që kundërshton këto shkenca, atëherë e kuptoj se nuk janë të shpallura nga Zoti i Plotfuqishëm.

Rezultati ishte se ai gjeti në librin e hebrenjve dhe të krishterëve kundërshtime të tilla, e nuk gjeti asnjë nga to në Kuran, por gjeti se Kurani u kushte parapri shkencave bashkëkohore me disa fakte dhe ato pastaj kishin arpovuar atë që gjendet aty.

A do ti themi qiftit të këtij dijetari se qasja juaj ishte e pasaktë, sepse faktet shkencore janë fakte të ndryshueshme?!

Me të njëjtën qasje, krishterët liberalë kanë kritikuar bashkëbesimtarët e tyre fundamentalistë. Liberalët kishin thënë se libri i tyre i shenjtë nuk mund të jetë krejtësisht fjalë e Perëndisë, sikurse pretendojnë fundamentalistët. Argumenti i tyre ishte se në disa vende të Bibles kundërshtojnë qartazi faktet e provuara nga shkencat eksperimentale bashkëkohore.

Është shumë e çuditshme se si disa njerëz për mosaprovimin e fakteve shkencore bazohen në një hadith profetik që thotë: “Ka gënjyer barku i vëllait tënd”. Këtë hadith e shënon imam Buhariu në sahihun e tij, në librin kur flet mbi mjekësinë profetike, nga Katade, nga Ebu Seidi i cili ka thënë: “Një njeri erdhi tek Profeti r dhe i tha: Vëllai im ankohet prej barkut të tij. Tha: Epi të hajë mjaltë, pastaj erdhi për të dytën herë dhe prapë i tha:Epi të hajë mjaltë, pastaj erdhi tek për të tretën herë, dhe i tha: epi mjaltë, pastaj erdhi tek ai prapë dhe i tha:I kemi dhënë mjaltë, por nuk është shëruar. Tha:E ka thënë Allahu të vërtetën dhe ka gënjyer barku i vëllait tënd , epi të hajë mjaltë!Vazhdoi të hajë mjaltë derisa u shërua[2].

Ky pretendon se faktet e perceptuara nuk duhet të merren në konsideratë në fe, dhe bazohet në fjalët e profetit r që i tha këtij njeriut: (Allahu e ka thënë të vërtetën barku i vëllait tënd ka gënjyer). Sikur ky po dëshiron të thotë se: Ai fakt që bie në kundërshtim me shpalljen, nuk pranohet, por duhet që besimtari i vërtetë të besoj në fjalët e Zotit të Plotfuqishëm - pa marrë parasysh çfarë ka parë në kundërshtim me realitetin e perceptuar- sepse fjala e Zotit të Plotfuqishëm është e vërtetë, ndërsa fakti ndijor i realitetit-sikurse barku i këtij pyetësit-është gënjeshtër.

Ky thënës supozon mundësinë e kundërshtimit të shpalljes me shqisën apo logjikën, e që është një supozim i rremë, sepse diçka që kundërshton realitetin në mënyrë të pashmangshme është gënjeshtër. Njeriu që erdhi tek profeti r, pyeti për shërimin e vëllait të tij nga sëmundja e diarresë, e shërimi është shqisor. Kur pa se vëllai i tij nuk është shëruar, u kthye dhe pyeti përsëri. Por profeti r ishte i bindur se Fjala e Allahut- që në mjaltë ka shërim- është e vërtetë, edhe pse në fillim dukej e kundërta. Pas një kohe, u vërtetua ajo që kishte thënë Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe ai njeriu shërohet. Në këtë rast, e vërteta shqisore erdhi në miratim të ajetit Kur'anor.

Por, nga fjalët e këtij skeptikut tonë që kundërshton fakte konkrete që perceptohen përmes shqisave, sikur kuptohet se nëse ky njeri do të kishte pirë mjaltin njëqind herë, nuk do ti shtonte tjetër vetëm diarrë, dhe nëse çdo pacient që ha mjaltë nuk do ti shtonte tjetër përpos sëmundje. Njerëzit patjetër duhet të besojmë se në qoftë se kjo do të ndodhte në të vërtetë, atëherë do të ishte dëshmia më e madhe se fjala: [. . . në të ka shërim për njerëz. . . ] (Nahl, 69) nuk kishte mundësi të ishte fjala e Krijuesit të Gjithëditur. Shikoni se si argumentet e rremë e çojnë pronarin e tyre në kundërshtimin e fesë, nga ku ai dëshiron fitoren e saj.

Është një hadith i bukur i cili tregon se i Dërguari r argumentohej me faktet shqisore në pranimin e fakteve sheriatike. Transmeton imam Muslimi në Sahihun e tij nga Xhudame bint Vehb Esedije, se ajo e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut r të thotë: “Jam matur ti ndaloj njerëzit nga Gile, derisa i kujtova romakët dhe persianët të cilët e bëjnë atë, e fëmijët e tyre nuk dëmtohen”[3].

_________________________

[1] Hipoteza është një çështje, pohim që shtrohet në mënyrë hipotetike e pa testuar, paraqet marrëdhënie shkakësore, midis variabëlit të pavarur dhe të varur, raporte asociative të dukurisë në shqyrtim. Ato janë hamendësime intuitive, të përkohshme mbi një dukuri, që formulohen mbi bazën e perceptimeve, vëzhgime dhe të dhënave paraprake, dhe që lypsen të vërtetohen ose të përgënjeshtrohen në një masë apo në një tjetër, kur nuk konfirmohen nga faktet e grumbulluara.

[2] Buhariu (2525).

[3] Shiko: Fakter e shkencave eksperimentale janë fakte legjitimite sipas sheriatit-Xhafar Sheikh Idris.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...