Një interpretim rreth ringjalljes

#Kurani thekson:

[Zullumqarë thonë: "Ju nuk jeni kah pasoni tjetër, përveç një njeri të magjepsur! Shih se si të mveshin ty epitete (i çmendur, poet, i magjepsur), andaj ata kanë humbur dhe nuk mund ta gjejnë rrugën (e vërtetë). Ata thonë: "A pasi të bëhemi eshtra të kalbur, dhé e pluhur, a mos do të ringjallemi në krijesa të reja?” Thuaj: "Edhe nëse jeni bërë gurë apo hekur"! Ose ndonjë krijesë që ju duket më e çuditshme në zemrat tuaja (më e madhe në mendjen tuaj)! Ata do të thonë: "Kush do të na rikthejë neve në jetë?" Thuaj: "Ai që ju krijoi për të parën herë!" E ata do t'i tundin kokat e tyre nga ti e do të thonë: "Kur është ajo (ringjallja)?" Thuaj: "Ndoshta mund të jetë afër! ] (Isra: 47-51).

Them: Komentuesit e Kuranit nuk kanë mundur ta komentojnë pjesën kuranore ("Po". Ju do të ringjalleni edhe nëse bëheni gur apo hekur, ose diçka më e fortë se kjo) në formën e saj të drejtpërdrejtë, e disa tjerë kanë shprehur habi dhe çudi se si kufomat mund të bëhen gurë, hekur ose më të fortë se hekuri?!

Mirëpo arkeologët në shekullin e 19-të me ndihmën e antropologëve kanë zbuluar fosile njerëzore që datojnë miliona vjet më parë. Çka është e rëndësishme në këtë varg, është fakti se është zbuluar që njerëzit mund të bëhen fosile shkëmbore. Disa trupa tjerë mund të fosilizohen në shtresa balte të cilat janë të pasura me hekur, dhe bëhen fosile hekuri. Bile, nëse fosili fundoset thellë në llave, atehere shkrihet dhe shndërrohet në një materie krejt tjetër.

Shih këtë burim: (How Do Fossils Form?)

Njerëzit në kohën e Muhamedit nuk e dinin se mund të fosilizoheshin në gurë apo karbonizohen e çimentohen në minerale, që dëshmon se autori i Kuranit ka pas dituri edhe për fosilizimin.

Në anën tjetër, për koiçidencë, një kompani zvicerane Algordanca zotohet se nëse ke humbur një njeri ajo mund ta bëjë atë të përjetshëm…duke e kthyer në diamant! Kompania merr hirin e trupit të djegur në krematorium dhe e kompreson atë mjaftueshëm duke e kthyer në diamant!!!

Lexo për këtë masllahat këtu: (Hiri i njeriut mund të kthehet në diamant për 5 mijë dollarë)

Sido që të jetë, shkenca e ka zbuluar që ADN-ja jonë (çipi i njeriut) nuk mund të zhduket, dhe përmes laboratorit edhe sot mund ta dijnë se filan personi që ka rënë në luftën e fundit në Kosovë, dëshmor prej cilës familje ka qenë, edhe pse trupi i është kalbur dhe bërë dhe.

Besoni ose jo, Kurani e thotë edhe këtë:

[Kaf. Pasha Kuranin e lavdishëm (do të ringjalleni). Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (këshillues e qortues) nga mesi i tyre, andaj jobesimtarët thanë: "Kjo është diçka shumë e çuditshme". "A pasi të vdesim e të bëhemi dhé ? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!" Ne dimë se ç'pakëson (ç'tret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë.] (Kaf:1-4).

Përgatiti: Drilon Gashi

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...