Po dëgjojmë prej disave që po thonë se Bashkësia Islame në me krye medh’hebin hanefij kanë bërë bidat dhe kanë kundërshtuar Kuranin sepse e kanë vënë nëpër vaktia të Ramazanit që syfyri të lihet në kohën e imsakut e jo të agimit!

Them: Fillimisht fjala Imsak dmth. të përmbahesh nga ushqimi pak para kohës së agimit.

Imsaku nuk është bidat, por përkundrazi është synet sipas medh’hebit hanefij. Bidatet nuk hyjnë tek meseletë e diskutueshme apo diskutabile (khilafije), përndryshe duhej të thuhej se të gjitha medh’hebet e fikhut janë medh’hebe bidati vetëm pse kanë kundërshtuar mendimin tënd!

Imsaku përkrahet jo vetëm nga medh'hebi hanefij, por edhe nga ai malikij dhe dijetarët e këtij mendimi argumentohen me hadithin e Enesit.

-Transmetohet nga Enesi e ky nga Zejd Iben Thabiti-Allahu qoftë i kënaqur me ta- se ka thënë: "Bëmë syfyr me Pejgamberin alejhi selam, pastaj u ngrit për namazin e sabahut-fexhrit". I thashë( Zejdit): "Sa ishte koha mes Ezanit dhe Syfyrit"?Tha: "sa koha që këndohen 50 ajete nga Kurani".
E shënon Buhariu (1921) dhe Muslimi (1097).

*Fjala e sipërpërmendur në hadithin (sa ishte koha mes ezanit dhe syfyrit) dmth. sa kohë e keni lënë syfyrin para se të thërret ezani i sabahut. Kështu e kanë kuptuar dijetarët tanë. Medhhebet tjera e kanë kuptuar ndryshe. Ata kanë thënë se fjala (ezan) në hadith ka per qëllim ikametin e jo ezanin e sabahut. Mirëpo hanefite e kane kuptuar tekstin e hadithit në mënyrë të drejtpërdrejtë, ku qartë potencon se fjala është për ezanin e jo per ikametin, sepse fjala "u ngritem per namaz" është thënë e formës së përgjithshme që përfshin synetin dhe përfshin edhe farzin, sepse të dyjat quhen namaz, kuptoje!

Në këtë hadith vërejmë se prej synetit është qe syfyrin ta lemë para se të thërret ezani i sabahut-e që është sa koha që këndohen 50 ajete. Sipas përcaktimit të disa dijetarëve hanefij kjo kohë është sa koha që lexohet surja Murselat, diku 5 minuta. Mirëpo disa të tjerë kanë thënë se nëse i lexojmë ajetet e gjata, ndoshta do të zgjate deri në 10 minuta.

Ky hadith nuk bie ndesh me argumentet e tjera dhe ajetin kuranor që thotë (hani e pini derisa ta dalloni perin e zi nga peri i bardhë). Ajeti ka përcaktuar atë që është farz, ndërsa hadithi i mësipërm ka përcaktuar synetin, gjegjësisht; imsaku është synet dhe e preferuar dhe jo vaxhib. Kjo do të thotë se nëse syfyri vonohet deri në hyrjen e agimit nuk është haram, mirëpo është lënë vetëm syneti dhe preference e imsakut. Mbajeni në mend këtë!

Pra, preferohet qe të ndalohemi nga haja dhe pija diku 10 minuta përpara se të hyjë koha e sabahut, mu ashtu siç është edhe nëpër vaktiat tona e shkruar, pra te ndalohemi në IMSAK, e jo kur të hyj koha e namazit të sabahut.

Sqarim: Dita e parë e Ramazanit të sivjem (2016), sipas vaktisë së Ramazanit për territorin e republikës së Kosovës, e hënë, 6 Qershor, imsaku ka qenë në kohën 2: 37.

Ndërsa sipas programit të sofistikuar digjital botëror IslamicFinder Athan, në Prishtinë shembull koha e namazit të agimit ka hyrë në orën 2: 45, e në qytetin e Istogut ka qenë në 2: 47, d.m.th. rrafsh dhjetë minuta pas Imsakut, siç edhe sqaruam.

Mirësia e këtij syneti është kapja për me të sigurtën, sepse:

-ka mundësi që ezani i myezinit te vonohet,

-ka mundësi që orën ta ketë mbrapa,

-ka mundësi që ne qiell të ketë re dhe mjegull-kjo ka qene kur e kanë shikuar hyrjen e sabahut me sy, e zakonisht ka qenë vështirë të përcaktohet hyrja e sabahut me korrektësi,

-nëse ke ushqim në gojë dhe thërret ezani, obligohesh ta hedhës atë,

-të ndalurit para agimit të ndihmon në pastrimin e gojës dhe dhëmbëve, dhe përgatitjen për namazin e sabahut, etj.

Prandaj, marrja e me te sigurtës dhe lënia e dyshimit është hak në fenë tonë.

Dijetari malikij Iben Arabiu, i cili ka jetuar në shekullin e pesë-gjashte hixhrij; dmth. diku 900 vjet para shejh Albanit ka pas thënë: "Sikur që përshpejtimi i iftarit është prej synetit për shkak të kundërshtimit të ehli kitabit, po kështu prej synetit është edhe imsaku pak para hyrjes së agimit që njeriu të sigurohet nga (te mos bie pra ne) ndalimet e agjërimit”.

Përfundimisht: Ajeti kuranor dhe hadithet e lejojnë ngrënien deri ne agim, mirëpo nuk e obligojnë atë. Nëse ndalemi pak para kohës duke u kapur për me te sigurtën, s’ka gjë te keqe.

Allahu e di me mirë.

 

Përgatiti hoxhë: Drilon Gashi