Disa vëllezër tanë që po e quajnë vetën selefij, në me krye shejh Albanin, me fanatizëm kanë deklaruar se: Pas marrjes së tekbirit, duart duhet të vendosen në gjoks.

Argumentet e tyre:

1-Muhamedi a. s. thotë: "Ne Pejgamberët jemi urdhëruar që ta shpejtojmë iftarin dhe ta vonojmë syfyrin, dhe të vendojmë të djathtën mbi të majtën në namaz." (Ibnu Hibbani dhe Dijau).

2-Muhamedi a. s. kaloi pranë një njeriu qe po falej dhe e pa se kishte vendosur dorën e majtë mbi te djathtën. Ia zgjidhi duart dhe dorën e djathtë ia vuri mbi dorën e majtë. (Ahmedi dhe Ebu Davudi).

3-Muhamedi a. s. vendoste dorën e djathtë mbi shpinën e së majtës dhe mbi nyjen e dorës së majtë (Ebu Davudi, Nesaiu, Ibnu Huzejmeja dhe Ibnu Hibbani).

4-Vail ibn Huxhr transmeton se, "Unë u fala me Pejgamberin dhe ai vendosi dorën e djathtë mbi të majtën e tij mbi gjoksin e tij." (Sahih ibn Khuzeimeh, 1/243).

5-Kabijsa ibn Hulb (Tabi’in) transmeton nga babai i tij Hulb, Allahu qoftë i kënaqur me të, I cili ka thënë: "Unë e pashë Pejgamberin se në namaz, ai vendoste dorën e djathtë mbi të majtën në gjoksin e tij. " (Musnedi i Imam Ahmedit, 5/226).

6- Sulejman ibën Musa, nga Tavusi në mënyrë mursel, se profeti a. s e vendoste dorën e tij të djathtë mbi dorën e tij të majtë dhe pastaj i përforconte ato në gjoksin e tij duke qenë në namaz”. (Ebu Davudi në Sunenin e tij,nr.759).

PËRGJIGJA JONË:

Tri hadithet e para nuk kanë lidhje fare me gjoksin, pasi nuk e kanë cekur vendin se ku duhet të vendosen ato, por vetëm kanë pohuar lidhjen në formë të përgjithshme. Kapja për to, se duart duhet të lidhen mbi gjoks apo nën kërthizën, është e kotë.

Fjala jonë për hadithin e katërt:

Tek hadithi i Vail ibën Huxhrit, është veçuar Muemel ibën Ismaili, nga Sufjani, nga Asim ibën Kulejbi, nga babai I tij, e ai nga Vaili, se pejgamberi a. s vendosi dorën e djathtë mbi të majtën e tij mbi gjoksin e tij.

Fjala (mbi gjoksin e tij) është shtesë e vetmuar, me të cilën është veçuar Muemel ibën Ismaili nga Sufjan Theuriu.

Disa kanë thënë se Sufjani I përmendur në sened është Sufjan ibën Ujejne, nga Asim ibën Kulejbi, nga babai I tij, nga Vaili.

Muemeli sipas shumë dijetarëve të shkencës së Xherhit ka memorie të keqe. Në anën tjetër, atë e kanë kundërshtuar shumë transmetues tjerë të besueshëm, të cilët kur kanë transmetuar të njëjtin hadith prej Sufjanit, nuk e kanë përmendur shtesën (mbi gjoksin e tij) fare!

Këtë hadith e ka transmtuar : Shafiu, Kutejbe ibën Seidi, Jahja ibën Ademi, Ebu Nuajm Fadël ibën Dukejni, Veki ibën Xherrahu, Muhamed ibën Jusuf Firjabiu, Abdurrezak ibën Humami, Humejdiu, Seid ibën Abdurrahman Makhzumiu dhe transmetues tjerë të besueshëm, që numri i tyre arrin në pesëmbëdhjetë.

Pra, me këtë shtesë në tekstin e hadithit është dalluar vetëm Muemel ibën Ismaili.
Jo vetëm kjo, por transmetimet e tij nga Sufjani janë të akuzueshme gjithashtu.

Tjetër: Hadithin e kanë transmetuar nga Asimi mese njëzet persona, asnjëri prej tyre nuk e ka përmendur shtesën në fjalë gjithashtu, prej tyre numërojmë: Dy Sufjanat, Shu’be, Ebu Avane Jeshkri, Zuhejr ibën Muavije, Islam ibën Sulejmi, Anbese ibën Seidi, Abdulvahid ibën Zijadi, Halid ibën Abdilah Vasitiu, Bishër ibën Mufadali, Zaide ibën Kudame dhe Is’hak ibën Ibrahim Fezari.

Hadithin e ka transmetuar edhe Alkame ibën Vaili- dhe prej tij një grup transmetuesish-nga babai I tij dhe nuk e kanë përmendur shtesën, që tregon se ajo shtesë është SHADH-e dobët dhe Muemeli s’ka dyshim se ka gabuar në të.

Tjetër: Emërtimi I librit të Ibën Huzejmes me emrin“Sahih”, nuk do të thotë se aty s’ka hadithe të dobëta dhe ne nuk duhet ta verifikojmë senedin e tyre. Ne nuk jemi mukalid të Ibën Huzejmës, por të hakut.

Tjetër: Hadithi I Vailit është transmetuar në vende tjera pa shtesë krejt, e disa herë edhe me shtesa tjera!!!

Tek Tahaviu në “Sherh Meani Athar”(1/196 dhe 257) është transmetuar pa shtesën (mbi gjoks).

Ndërsa tek Musanef i Ibni Ebi Shejbes (nr. 3959) gjejmë: Na ka treguar Vekiu nga Musa bin Omeiri nga Alkameh bin Vail bin Huxher nga babai i tij i cili tha: Unë pashë Profetin- paqja qoftë mbi të-që kishte vënë dorën e djathtë mbi të majtën në namaz nën kërthizë”! Transmetuesit e këtij senedi sipas tri dorëshkrimeve të vjetra është i besueshëm!

Tjetër: Sipas shkencës së usuli fikhut tonë, nëse transmetuesi kundërshton transmetimin e tij, I pranohet veprimi dhe i lihet hadithi, sepse sikur hadithi të ishte sahih, me te duhej të kishte punuar vet transmetuesi i tij, në këtë rast Sufjan Theuriu! Medh’heb i Sufjan Theurit ka qenë vendosja e duarve nën kërthizë. Shiko librin “Mugnij” të Ibën Kudames (1/515)!

Pas gjithë kësaj, është çudi se qysh vëllezërit tanë selefij argumentohen me një hadith të dobët siç është ky dhe na nxjerrin ende telashe për këtë mesele!!!

Fjala jonë për hadithin e pestë:

-Kabijsa ibn Hulb transmeton nga babai i tij , I cili ka thënë: "Unë e pashë Pejgamberin ta vendoste dorën e djathtë mbi të majtën në gjoksin e tij. " (Musnedi i Imam Ahmedit, 5/226).
Themi: Ata që e kanë saktësuar këtë hadith, po ashtu kanë gabuar, sepse përmban tri ilete.

Hadithi nuk mund të bëhet sahih, vetëm pse e ka bërë Ibn Sejid Nasi në Sherh Tirmidhi apo Albani apo dikush tjetër, sepse në senedin e tij ka një transmetues të panjohur.
Transmetuesi me emrin Kubejsa është I panjohur “mexh’hul”, e prej tij nuk ka transmetu dikush tjetër përpos Simakut.

Tjetër: Hadithi në fjalë sillet rreth Simakut. Nxënësit e tjerë të Simakut dhe Sufjan Theurit që e kanë transmetuar këtë hadith, nuk e kanë përmendur shtesën (mbi gjoks). Hadithin e ka transmetuar prej Simakut Shu’be, Zaideh, Shurejku, Ebu Ahvasi, asnjëri prej tyre se ka përmend shtesën!
I vetmi Jahja ibën Katani, e përmend shtesën kur e transmeton hadithin. Ndërsa Abdurrezaku në Musanef (3207) nuk e përmend shtesën, Abdurrahman ibën Mehdiu tek Darekutniu (1/285) nuk e përmend shtesën, po kështu as Veki ibën Xherrahu tek Ahmedi (5/227) nuk e përmend!

Prandaj edhe ky hadith, e sidomos shtesa e tij (mbi gjoks), është i dobët gjithashtu.

Përgjigja jonë për hadithin e gjashtë:

Tavusi ka qenë tabein. Ai njofton se profeti a. s e vendoste dorën e tij të djathtë mbi dorën e tij të majtë dhe pastaj i përforconte ato në gjoksin e tij duke qenë në namaz, gjë që tregon se transmetimi i tij është i formës mursel, sepse Tavusi nuk e ka parë e as takuar pejgamberin.

Mes tij dhe profetit është dikush tjetër, i cili mund të jetë një transmetues i besueshëm, por mund të jetë edhe i dobët, për këtë arsye, shumica e hadithologëve, hadithet e gradës mursel i radhitin në mesin e haditheve të dobëta.

Jo vetëm kjo, por ata kanë deklaruar se hadithet mursel që i transmeton Tavusi janë si era; pra s’kanë peshë.

Hadithi nuk e ka vetëm këtë ilet. Për dy transmetues tjerë të senedit të tij është përfolur keq. Hejthem ibën Humejdin e ka dobësuar Alij ibën Misheri, ndërsa për Sulejman ibën Musën ka folur keq Buhariu dhe Nesaiu.

Pra edhe ky hadith është i dobët.

Përfundimisht:

Ymeti ka pas mospajtim se a duhet të lidhen duart në namaz apo jo.

Ibën Zubejri, Maliku dhe shumë tabein dhe dijetarë tjerë të mëdhenj sikur Hasan Basriu, Ibrahim Nehaiu, Lejth ibën Sadi, kanë menduar se duartë nuk duhet lidhur fare.

Shumica e dijetarëve tjerë e panë pohuar lidhjen e duarve në namaz.

Ata që e kanë pohuar lidhjen, shumica prej tyre kanë thënë nën kërthizë, e disa tjerë mbi kërthizë dhe nën gjoks.

Shejh Albani është mundu me gjete dikë prej selefit qe i la vendose duart mbi gjoks, dhe pas një lodhje te gjate ka ardhur ne përfundim se Ishak Ibn Rahuja dhe Ahmedi e paskan pas vepruar atë!

E vërteta është se Is’haku e ka pas mendimin nen kërthizë sikurse edhe Ahmedi, imam Ebu Hanifeja dhe Sufjan Theuriu, e jo mbi gjoks.

Shiko mendimin e Is’hak ibën Rahujasë tek Neveviu në Sherh Muhedheb, Ibën Mundhiri në Evsat dhe Ibën Kudameja në Mugnij.

Ajo çfarë ka bërë Is’haku mbi gjoks ka qene në Viter; kur i ka ngrite duart për të bërë dua. Kuptojeni!

E sa për Ahmed ibën Hambelin, Ebu Davudi në Mesail përcjell nga ai se e ka urryer vendosjen e duarve në gjoks dhe ka thënë se kjo është bidat. Të njëjtën e deklaron edhe Ibën Kajimi në librin Bidajetul Fevaid.

Dhe gjitha falënderimet i takojnë Allahut.

Elabori hoxhë: Drilon Gashi