Në këtë temë do të paraqes njëmbëdhjetë paragrafë nga jurisprudenca ekstreme e Ibën Tejmijes, të ngjashme me fikhun “ISIS-të”, ku në mënyrë të qartë tregohet kjo metodë që lejon gjakun e myslimanit për hiçgjë.

 

Çështja e parë: Kush e shfaq nijetin e namazit në gjuhë duke qenë I bindur se kjo gjë është obligim, I kërkohet të pendohet, përndryshe vritet!

(الْحَمْدُ لِلَّهِ، الْجَهْرُ بِلَفْظِ النِّيَّةِ لَيْسَ مَشْرُوعًا عِنْدَ أَحَدٍ مِنْ عُلَمَاءِ الْمُسْلِمِينَ وَلَا فَعَلَهُ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَلَا فَعَلَهُ أَحَدٌ مِنْ خُلَفَائِهِ وَأَصْحَابِهِ وَسَلَفِ الْأُمَّةِ وَأَئِمَّتِهَا وَمَنْ ادَّعَى أَنَّ ذَلِكَ دِينُ اللَّهِ وَأَنَّهُ وَاجِبٌ فَإِنَّهُ يَجِبُ تَعْرِيفُهُ الشَّرِيعَةَ وَاسْتِتَابَتُهُ مِنْ هَذَا الْقَوْلِ فَإِنْ أَصَرَّ عَلَى ذَلِكَ قُتِلَ بَلْ النِّيَّةُ الْوَاجِبَةُ فِي الْعِبَادَاتِ كَالْوُضُوءِ وَالْغُسْلِ وَالصَّلَاةِ وَالصِّيَامِ وَالزَّكَاةِ وَغَيْرِ ذَلِكَ مَحَلُّهَا الْقَلْبُ بِاتِّفَاقِ أَئِمَّةِ الْمُسْلِمِينَ.)

Thotë Ibën Tejmije: “Falënderimi I takon Allahut. Shqiptimi i nijetit nuk është i lejuar sheriatikisht sipas të gjithë dijetarëve myslimanë. Këtë gjë nuk e ka vepruar as pejgamberi a.s., as kalifët e tij, as sahabet e tjerë dhe as të parët e këtij ymeti dhe dijetarët e tij. Kush pretendon se kjo gjë është fe e Allahut dhe është obligim, atij duhet ti sqarohen dispozitat e sheriatit, dhe I kërkohet të pendohet nga kjo, e nëse insiston në këtë mendim atëherë vritet. Njeti I obligueshëm për ibadetet siç është abdesi, gusli, namazi, agjërimi, zekati dhe të tjera si këto e ka vendin në zemër me unanim të dijetarëve mysliman”. (Mexhmul Fetava: voll. 22, fq. 236).

 

Çështja e dytë: Kush thotë se udhëtari e ka për obligim ti falë katër reqate, I kërkohet të pendohet, jo jo, vritet!

(ومن قال: إنه يجب على كل مسافر أن يصلي أربعا فهو بمنزلة من قال: إنه يجب على المسافر أن يصوم شهر رمضان، وكلاهما ضلال، مخالف لإجماع المسلمين، يستتاب قائله، فإن تاب وإلا قتل.)

Thotë ibën Tejmije: ”Kush thotë: Çdo udhëtar e ka për obligim ti falë katër reqate, është sikur të ketë thënë: Udhëtari e ka obligim të agjërojë muajin e Ramazanit. Të dyja këto mendime janë humbje dhe në kundërshtim me ixhmanë e myslimanëve. Thanësi i kësaj duhet ti kërkohet të pendohet, përndryshe vritet”. (Mexhmul Fetava: vëll. 2, fq.12).

 

Çështja e tretë: Kush beson se është obligim pasimi vetëm i një imami, e jo tjerët, kërkohet prej tij që të pendohet, e nëse nuk pendohet, atëherë duhet të vritet!

(" فإنه متى اعتقد أنه يجب على الناس اتباع واحد بعينه من هؤلاء الأئمة دون الإمام الآخر فإنه يجب أن يستتاب، فإن تاب وإلا قتل.")

Thotë Ibën Tejmije për atë që I urdhëron njerëzit që të pasohet një shejh I caktuar: “ Në momentin që një person bindet se njerëzit e kanë për obligim pasimin e një njeriu të caktuar prej këtyre imamëve e nuk lejohet pasimi I një imami tjetër, ai ka bërë kufër. I kërkohet te pendohet, e nëse nuk pendohet, atëherë vritet”. (Mexhmul Fetava: vëll.2, fq.12)

 

Çështja e katërt: Kush thotë: Nuk lejohet prishja e agjërimit në udhëtim vetëm atëherë kur  nuk ke mundësi, duhet të pendohet, përndryshe vritet!

(عمّن يقول أنه لا يجوز الفطر في السفر إلا عند العجر ، قال في حكمه : "ومن قال: إن الفطر لا يجوز إلا لمن عجز عن الصيام فإنه يستتاب، فإن تاب وإلا قتل. وكذلك من أنكر على المفطر، فإنه يستتاب من ذلك.")

Thotë ibën Tejmije për atë person që mendon se nuk lejohet prishja e agjërimit në udhëtim  vetëm atëherë kur nuk ka mundësi: Kush thotë kështu, duhet të pendohet, përndryshe vritet. Kjo vlen edhe për atë person që e kundërshton atë që e ka prishë agjërimin, duhet të pendohet prej kësaj”. (Fetava Kubra: vëll. 2, fq. 466).

 

Çështja e pestë: Kush ecë mes dy kodrave për ibadet, i kërkohet pendim, e nëse jo, atëherë vritet!

(ولو سئل العالم عمن يعدو بين جبلين: هل يباح له ذلك؟ قال: نعم. فإذا قيل: إنه على وجه العبادة كما يسعى بين الصفا والمروة. قال: إن فعله على هذا الوجه حرام منكر، يستتاب فاعله، فإن تاب وإلا؛ قُتل.)

Ibën Tejmijen thotë: “Kush ec mes dy kodrave për ibadet, ashtu siç ec mes Safasë dhe Mervasë, ka bërë një haram tepër të urryer. I tilli pendohet, e nëse jo,atëherë duhet të vritet”. (Mexhmuul Fetava: voll.11, fq. 631, 634) .

 

Çështja e gjashtë:  Kush e mallkon Tevratin  kërkohet pendim, përndryshe vritet!

(سئل ابن تيمية: عن رجل لعن اليهود، ولعن دينه، وسب التوراة: فهل يجوز لمسلم أن يسب كتابهم، أم لا؟ أجاب: الحمد لله ليس لأحد أن يلعن التوراة؛ بل من أطلق لعن التوراة فإنه يستتاب، فإن تاب وإلا قتل. وإن كان ممن يعرف أنها منزلة من عند الله، وأنه يجب الإيمان بها: فهذا يقتل بشتمه لها؛ ولا تقبل توبته في أظهر قولي العلماء. وأما إن لعن دين اليهود الذي هم عليه في هذا الزمان فلا بأس به في ذلك.)

Është pyetur Ibën Tejmije për një person që I mallkon çifutët dhe mallkon fenë e tyre dhe shan Tevratin: A lejohet që myslimani ta shajë librin e tyre,a jo? Ai është përgjigjur: Falënderimi I takon Allahut. Nuk I lejohet askujt ta mallkojë Tevratin. Kush e mallkon Tevratin duhet të pendohet, nëse pendohet mirë, nëse jo atëherë vritet. Nëse ka qenë prej atyre që e kanë ditur se Tevrati ka pozitë të Allahu dhe është obligim besimi në të, ai vritet menjëherë për shkak të sharjes së tij dhe nuk I pranohet pendimi fare sipas mendimit më të përzgjedhur të dijetarëve. Ndërsa nëse e mallkon fenë çifute të kohës së sotme, s’ka dert”. (Fetava Kubra: vëll.3, fq. 515).

 

Çështja e shtatë: Kush e interpreton ajetin (Allahu i foli Musait me të folur) kërkohet prej tij që të pendohet, e nëse jo vritet!

(مسألة: في رجل قال: إن الله لم يكلم موسى تكليما. وإنما خلق الكلام والصوت في الشجرة، وموسى - عليه السلام - سمع من الشجرة، لا من الله، وإن الله عز وجل لم يكلم جبريل بالقرآن، وإنما أخذه من اللوح المحفوظ، فهل هو على الصواب أم لا؟ الجواب: الحمد لله، ليس هذا الصواب، بل هو ضال مفتر كاذب باتفاق الأمة وأئمتها. بل هو كافر يجب أن يستتاب، فإن تاب وإلا قتل، وإذا قال: لا أكذب بلفظ القرآن وهو قوله: {وكلم الله موسى تكليما} [النساء: 164] بل أقر بأن هذا اللفظ حق، لكن أنفي معناه وحقيقته، فإن هؤلاء هم الجهمية الذين اتفق السلف والأئمة على أنهم من شر أهل الأهواء والبدع، حتى أخرجهم كثير من الأئمة عن الاثنين وسبعين فرقة. وأول من قال هذه المقالة في الإسلام كان يقال له: جعد بن درهم، فضحى به خالد بن عبد الله القسري يوم أضحى، فإنه خطب الناس فقال في خطبته: ضحوا أيها الناس يقبل الله ضحاياكم، فإني مضح بالجعد بن درهم، إنه زعم أن الله لم يتخذ إبراهيم خليلا، ولم يكلم موسى تكليما، تعالى الله عما يقول الجعد علوا كبيرا ثم نزل فذبحه وكان ذلك في زمن التابعين، فشكروا ذلك.)

Thotë Ibën Tejmije: Si qëndron çështja me personin që deklaron se: Allahu nuk i ka folur Musait me fjalë, por e ka krijuar fjalën dhe zërin në pemë dhe Musa a.s. ka dëgjuar prej pemës e jo prej Allahut, apo thotë se Allahu nuk i foli Xhibrilit drejtpërdrejt me Kuran, por ai e mori atë prej Leuhi-Mahfudhit, a e ka mirë a jo?
Përgjigja: Falenderimi i takon Allahut. Ky nuk eka mirë, por ka devijuar në humbje, ka shpifur dhe është rrenacak me konsensusin e ymetit dhe imamëve të tij. Bile i tilli është kafir krejt, që obligohet të pendohet, nëse pendohet mirë, e nëse nuk pendohet duhet të vritet. Nëse thotë: Unë nuk e përgënjeshtroj shprehjen e kuranit që thotë (Allahu i foli Musait me të folur) (Nisa, 164) por e pranoj se kjo shprehje është hakk, mirëpo e mohoj kuptimin e drejtpërdrejt të saj, ai është prej xhehmive, për të cilët ka ujdi në mesin e imamëve të selefit se ata janë prej grupeve me të këqija të bidatxhinjëve, ku shumica e imamëve i kanë nxjerrur ata prej shtatëdhjetedy grupeve të islamit. I pari që e ka thënë këtë fjalë në islam është një person që i kanë thënë Xha’d ibën Dirhëmi, të cilin e ka prerë kurban Halid ibën Abdilahu ditën e Bajramit. Ai për këtë ka mbajtur një hytbe në të cilën ka thënë: O ju njerëz, therini kurbanet tuaj, i pranoftë Allahu, ndërsa unë po bëj kurban Xhad ibën Dërhemin. Ai ka pretenduar se Allahu nuk e mori për khalil Ibrahimin a.s. dhe se nuk i ka folur Musait me të folur, i lartë qoftë Allahu nga ajo që ka thënë Xha’di, pastaj zbriti dhe e theri atë. Kjo ngjarje ka ndodhë në kohën e tabeinëve dhe ata e falënderuan atë për veprimin e tij”. (Fetava Kubra: voll.5, fq. 29).

 

Çështja e tetë: Kush jep fetva që gazepi i Zotit i takon atij që ka jep selam në namaz, pendohet, o jo, vritet!

(ومن قال: إن من سلم في الرباعية من ركعتين ساهيا استوجب غضب الله وأقل ما يجب عليه أن ينزل عليه نار من السماء وتحرقه ، يستتاب من ذلك القول فإن تاب وإلا قتل .)

Ibën Tejmije këtu po flet për personin që e kanë përfshirë vesveset. Ai thotë: “Kush thotë se ai i cili jep selam pas rekatit të dytë në namazin katër rekatësh nga harresa, e meriton hidhërimin (gazepin) e Allahut, më së paku e meriton ti zbresë prej qiellit zjarr dhe ta djeg, ai që e jep këtë fetva, kërkohet të pendohet, nëse pendohet i pranohet pendimi, e nëse nuk pendohet atëherë vritet”. (Mustedrek ala Mexhmuul Fetava; vëll.3 fq. 102).

 

Çështja e nëntë: Kush ndalet të qëndrojë në Arafat jo në kohën e haxhit për adhurim, apo për diçka tjëtër kërkohet të pendohet, e nëse nuk pendohet, vritet!

(والوقوفُ بعرفاتٍ لا يكون قط مشروعًا إلاّ في الحج باتفاق المسلمين، في وقتٍ معين على وجهٍ معين، فمن قال: أَقِفُ ولستُ بحاجّ فقد خرجَ عن شريعة المسلمين، بل إن اعتقد ذلك دينا لله مستحبًّا فإنَّه يُستتابُ، فإن تابَ وإلاّ قُتِلَ. وإن قال: ليس بدينٍ لله ولا هو مستحب، قيل له: إنما فعلتَ على وجهِ التديُّن والتعبد به، وهذا لا يجوز. وإن كنتَ فعلتَه على سبيل التنزه والتفرُّج فهذا شَرٌّ وشَرٌّ.)

Ibën Tejmije thotë: Qëndrimi në Arafat nuk është i lejuar vetëm se në kohën e Haxhit. Kjo kështu sipas konsensusit të myslimanëve. Ai qëndrim duhet të behet vetëm në kohë dhe në mënyrë të caktuar. Kush thotë se unë po qëndron në Arafat, e nuk jam haxhi, ai ka dalur jashtë sheriatit të myslimanëve. Bile nëse këtë gjë e konsideron fe për Zotin dhe veprim të preferuar, kërkohet prej tij që të pendohet, nëse pendohet mirë, e nëse jo, atëherë vritet. E nëse thotë: Nuk është prej fesë së Allahut dhe nuk është as mustehab, i thuhet: Ti e bërë prej fesë dhe për shkak të adhurimit, e kjo nuk lejohet. Nëse e vepron për shkak të piknikut dhe shëtitjes, kjo është sherr dhe sherr i madh bile”. (Xhami’ Mesail Ibën Tejmije: voll. 1 fq. 210).

 

Çështja e dhjetë: Kush i feston festat e krishterëve duke menduar se kjo e ofron te Allahu, i kërkohet pendim, o jo, vritet!

(وكذلك التزيُّن يومَ عيد النصارى من المنكرات، وصنعة الطعام الزائد عن العادة، وتكحيل الصبيان، وتحمير الدوابِّ. والشجر بالمغرة وغيرها، وعمل الولائم وجمع الناس على الطعام في عيدهم. ومن فعلَ هذه الأمور يتقرب بها إلى الله تعالى راجيًا بركتَها فإنه يُستتاب، فإن تابَ وإلاّ قُتِل، فإن هذا من إخوان النصارى.)

Këtu Ibën Tejmije po flet për atë person që i feston festat e krishterëve, si shembull festat e fundvitit apo festën e Vitit të ri. Ai thotë: “Zbukurimi ditën e festës krishtere është prej veprave të urryera. Po kështu edhe përgatitja e një ushqimi shtesë për atë ditë, lyerja e fëmijëve me kuhl, zbukurimi i kafshëve dhe pemëve, organizimi i manifestimeve dhe grumbullimi i njerëzve për ushqim në festën e tyre. Kush i vepron këto gjëra duke menduar se po afrohet me to tek Allahu dhe duke shpresuar begatinë e tyre, bën kufer, atij i kërkohet të pendohet, përndryshe duhet të vritet, sepse ky është prej vëllezërve të kryqalive”. (Xhami’ Mesail Ibën Tejmije: voll.3, fq.375).

 

Çështja e njëmbëdhjetë: Kush nuk thotë se Allahu është sipër qiejve të Tij, mbi Arshin e Tij, kërkohet prej tij që të pendohet, e nëse jo, vritet!

(: قال «محمد بن إسحاق بن خزيمة» : من لم يقل إن الله فوق سمواته على عرشه بائن من خلقه، وجب أن يستتاب، فإن تاب وإلا قتل ثم ألقي في مزبلة، لئلا يتأذى بنتن ريحه أهل الملّة، ولا أهل الذمة. وقد ذكر ذلك عنه «الحاكم أبو عبد الله النيسابوري»)

Ibën Tejmije kur sqaron akiden e selefit të tij, ndër tjera e cek edhe mendimin e Ibën Huzejmes, duke e miratuar atë çfarë thotë ai. Ai thotë: “Për këtë, imami i imamëve të selefit Ebu Bakër Ibën Khuzejme ka thënë, ashtu siç ka transmetuar nga ai Ebu Abdullah Hakimi: "Kushdo që nuk e pranon se Allahu është mbi qiej, sipër Fronit të Tij, i ndarë nga krijesat e Tij, atëherë ai është qafir, duhet të pendohet, nëse pendohet mirë e nëse jo, atëherë vritet (gjaku i tij është i lejuar dhe pasuria e tij është pre) dhe më pas hedhet në plehra; në mënyrë që të mos lëndohen pasuesit e kibles e as dhimitë (jomyslimanët që jetojnë në shtetin islam) nga era e tij e fëlliqur”. (Bejan Telbis Xhehmije: vëll.1, fq. 102).

 

A keni dëgjuar apo lexuar ndonjëherë për këtë tolerancë kaq të madhe selefiste?!
Nëse keni lexuar atëherë ma thoni, që ta shijojë edhe unë një gllënjkë të mirësisë selefiste delikate, pasi ne Gashjanët e Gurit jemi të njohur pak për ashpërsi, e kemi nevojë për lehtësimin e kësaj prapambeturie mizore që kemi!

Meditoi mirë këta shembuj dhe shiko se si jep fetva tu pritet koka myslimanëve për mesele të thjeshta të fikhut, të cilat janë çështje diskutalibe në mesin e juristëve.

Këto ishin vetëm njëmbëdhjetë shembuj prej qindra shembujve që ka përmendur ibën Tejmije në librat e tij. Nëse e bëni një kalkulim të shkurtër të fjalës “Pendohet, përndryshe i hiqet koka” vetëm në librat e  tij, do bindeni edhe vet se ajo kalon pesëqindëshin.

Te Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Falënderojmë Zotin për mirësinë e butësisë dhe këtë “tolerancë islame”!?

 

Përpiloi hoxhë

Drilon Gashi

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...