Virtytet e imam Hysejnit

Veçoritë e imam Hysejnit janë të njohura për çdo mysliman. Mjafton se ai ishte prej anëtarëve të Ehli Bejtit, nipi i pejgamberit të Allahut, djali i Aliut dhe Fatimes, vëllai i Hasanit.

Allahu i madhëruar e ka pastruar ehli Bejtin në Kuran: [... All-llahu ka për qëllim që nga ju, o familje e shtëpisë (së Pejgamberit) të largojë ndyrësinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë deri në skaj] (Ahzab, 33).

Kur Pejgamberit a.s. iu shpall ky ajet në shtëpinë e Ummu Selemes, ai e thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Husejnin, i mbështjelli ata së bashku me vetën me një mantel dhe tha: "O Zoti im, këta jane Ehli Bejti im, largoje prej tyre papastërtinë dhe pastroi ata me nje pastrim tërësor (rrënjësor)". Umu Seleme –bashkëshortja e tij- pyeti: "E a jam unë prej tyre, o Resulullah?" Ai i tha: "Rri ne vendin tënd, vërtetë edhe në ty ka hajr”[1].

Për meritat e Hysejnit janë raportuar shumë hadithe, prej tyre, ka thënë Muhamedi a. s:

-"Ai që më do mua dhe i do këta të dy (imam Hasanin dhe imam Hysejnin), atin e tyre (Aliun) dhe nënën e tyre (Fatimen), do të jetë me mua në vendin tim në Ditën e Ringjalljes”.
-"Hysejni është prej meje dhe unë jam prej tij".
-"All-llahu i do ata që e duan Hysejnin".
-Dhe ka thënë "Hasani dhe Hysejni janë lulet e rinisë së Xhenetit”.
-Një ditë, imam Hysejni po vinte drejt Sad ibën Ebi Vekasit, ai ishte ulur tek Qabeja, e u tha shokëve: “A po e shihni këtë burrë, ai është njeriu më I mirë që ecën sot në fytyrë të tokës (s’ka më të mirë se ai)”.

Ehli Bejti janë krijuar nga e njëjta baltë, natyrë dhe protoplazmë që është krijuar edhe Muhamedi a. s. Mjerë për ata që mohojnë virtytet dhe ekselencën e tyre! Kush i do ata Allahu do ta dojë atë dhe kush shfaq urrejtje ndaj tyre Allahu do ta urrejë atë.

-Transmeton Aishja r. a se i dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “I kam mallkuar gjashtë persona të cilët i ka mallkuar Allahu, dhe duaja e çdo profeti është e pranuar: Shpikësin që shton në Librin e Allahut, përgenjështruesin e vendimit të Allahut, tiranin zullumqar; i cili e lartëson atë që e ka poshtëruar Allahu dhe e përul atë të cilin e ka lartësuar Allahu, mospërfillësin e haremeve të Zotit, nëpërkëmbesin e familjes sime (ehli bejtit) dhe neglizhuesin e synetit tim”[2].

Ka thënë imam Tahaviu: “Ehli Bejti (itreti) i pejgamberit janë: Fatimja, Aliu, Hasani dhe Hysejni. Sipas kuptimit të këtij hadithi, kush e nënvlerëson Ehli Bejtin, mohon pozitën e tyre që ua ka dhuruar Allahu përmes gjuhës së pejgamberit të Tij dhe i barazon ata me njerëzit e tjerë që sjanë prej ehli bejtit të tij, është i mallkuar, sepse e ka kundërshtuar të dëguarin e Allahut, paqja qoftë mbi të, në atë që ka bërë”.

Profetësia e Muhamedit a.s për vrasjen e imam Hysejnit

Nuk ka dyshim se martirizimi i të dashurit tonë, imam Hyseinit dhe familjes së tij pastër në Karbala (në ditën 10 të muajit Muharremit, në vitin 61 sipas kalendarit hënor, që i bie dita e dhjetë e muajit tetor, 680 sipas Krishtit), është një ditë nga ditët më të dhimbshme në të gjithë historinë e njerëzimit – e jo vetën në historinë e arabëve dhe Islamit. Në këtë ditë ishte një masakër e zymtë në Karbala, një tragjedi e paparë ndonjëherë e myslimanëve", - por që nuk do të mbahen mend ndoshta kurrë më në gjithë historinë e njerëzimit.

Për mizorinë rrëqethëse të Qerbelasë dhe rënies shehid të imam Hysejnit kishte paralajmëruar Muhamedi a. s. në hadithe të sakta, kohë më parë:

-Nëna e besimtarëve, Umu Selemja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: I Dërguari i Allahut ishte ulur një ditë në shtëpinë time dhe më tha: "Mos të hy dikush". Prita, kur ja, kish pas hyrë tek ai Hyseini dhe dëgjova një rënkim nga i Dërguari i Zotit, po qante. Shkova dhe pash se kishte hyrë Husejni në dhomë, e i Dërguari e përqafonte dhe ia fshinte ballin e tij, dhe iu kishin mbushur dy sytë me lot duke qarë. I thashë: "Pasha Zotin, nuk e pashë kah hyri, o i dërguar i Allahut! Çfarë ke që po qan?! Më tha: "Një melek hyri me ne në shtëpi, dhe më tha? A e do Hysejnin? I thashë: Po, më së shumti në botë. Tha: Mirëpo, dije se ymeti yt do të vrasë atë në një vend qe quhet Qerbela, po deshe, ta mundësoj ta shohësh vendin në të cilin do të vritet? I thashë: Po, ma trego! Pastaj meleku mori një grusht prej dheut të asaj toke dhe ma tregoi mua, ishte dhe i kuq, të cilin pastaj e ka marrë Umu Selemeja dhe e ka vendosur në rrobën e saj. Umu Selemeja thotë: Kur Huseinin e rrethuan në ditën kur ra shehid, i kishte pyetur shokët e tij: "Si është emri i këtij vendi? Ata i kanë thënë: Karbala. Ai tha: "E ka thënë të vërtetën Allahu dhe i Dërguari i tij. Tokë e ankthit (kerb) dhe belasë (kerb+bela=kerbela)[4].

- Transmetohet nga Ibën Abasi, i cili ka thënë: “E kam parë një ditë të dërguarin e Allahut në ëndërr, flokëshprishur dhe i pluhurosur, në dorën e tij mbante një balonë qelqi në të cilën kishte gjak. I thash: Baba e nëna ime u bëfshin kurban për ty, çfarë është kjo?! Tha: Ky është gjaku I Hysejnit dhe shokëve të tij, prej asaj dite po e mbledh”. Tha ibën Abasi: E llogarita atë kohë (ditën kur e ka parë ëndrrën) dhe e gjeta se atë ditë ishte vrarë Hysejni”[5].

- Hakimi në Mustedrekun e tij ka shënuar katër hadithe nën kapitullin me titull: Ëndrra e Umu Selemes, kur e ka parë profetin pas rënies shehid të Hysejnit. [6].

Këto hadithe padyshim se janë fakt i gjallë që provojnë vërtetësinë e profetësisë së Muhamedit a. s dhe dëshmojnë se ai ishte i vërtetë prej Zotit të madhëruar. Ashtu si paralajmëroi edhe ndodhi në të vërtetë. Kriminelët vranë imam Hysejnin.

Në librat e historisë tregohet se bërtitma e parë që u dëgjua në Medine ishte thirrja e Ummu Selemes, bashkëshortes së pejgamberit. Profeti ia kishte dhënë asaj një balonë qelqi në të cilën kishte dhe Qerbelaje me ngjyrë gjaku dhe e kishte paralajmëruar atë se ymeti i tij do ta vrasin Hysejnin. I kishte thënë si duket që kur ta shikosh që dheu u bë gjak, dije se e kanë vrarë atë. Kur Hysejni doli në kryengritje, ajo për çdo ditë shikonte sferën me dhe, e një ditë pa gjak në të, atëherë vajtoi me të madhe e thirri: O Hysejn o! O Husejn o! O biri i të dërguarit të Allahut! Kur dëgjuan rënkimin e saj, filluan edhe gratë e tjera të Medinës të qajnë dhe atë ditë u drodh Medineja prej vajtimeve [7].

Pak fjalë nga historia e dhimbshme

Në vitin e parë të ardhjes së Jezidit të mallkuar në fuqi, Jezidi vrau Imam Hyseinin në Qerbela. Në vitin e dytë plaçkiti qytetin e shenjte të Medines duke vrarë e masakruar mbi gjashtëdhjetëmijë njerëz të pafajshëm. Në vitin e tretë sulmoi Mekën dhe bombardoi edhe Qaben e shenjtë me katapulta zjarri, e gjithë kjo për shkak të kërrigës dhe pushtetit. Por tragjedia e Qerbelasë, ku ra dëshmor Imam Hysejni tronditi, tmerroi dhe pikëlloi gjithë Botën Islame.

Lëvizja e Hysejnit kishte për qëllim kryengritjen kundër sundimit zullumqar të kalifëve barbarë. Synimi i tij kishte një zemër të madhe, më mirë të vdiste i lumtur e me nder sesa të jetonte me padrejtësitë e zullumqarëve. Mjerë për këtë botë, nëse do ti nënshtrohemi qiftit të Jezidit të mallkuar nasibij.

Imam Hysejni ka dalë për të mbrojtur lirinë dhe virtytin islamik, kurse Jezidi kërkonte që t’i shembte. I pari kërkoi që të lartësonte idealin e Islamit, kurse tjetri kërkoi që ta shuante këtë ideal. H. Hysejni u shtrëngua me forcën e bajonetës që të bënte një nga të dyja: ose t’i përulet Jezidit, ose t’i jepte në dorë kokën e tij. E para do të thoshte humbje e jetës së tij. Por princi i Parajsës, në venat e të cilit qarkullonte gjaku i shenjtë i profetit të Zotit, pëlqeu që më mirë të jepte jetën se sa të binte në dorë të Jezidit dhe të shuante nderin e Islamit.

Fjalët dhe deklaratat e tij i ruajti edhe qielli.

Ndër tjera, ai ka thëne: “Dëshmoj se nuk kam dal për të treguar fodullëk as për të kërkuar post, as si zullumqarë e as si shkatërrues në tokë, mirëpo kam dalë që të kërkoj riparimin e ymetit të gjyshit tim Muhamedit, bekimet e Zotit qofshin mbi të. Dua që të urdhëroj për të mirë dhe të ndaloj nga e keqja, dhe të vazhdoj ta praktikoj historinë e babait tim Ali ibën Ebi Talibit. Kush e pranon të vërtetën në të cilën po thërrasim, le ta dijë se Allahu më së shumti e do të vërtetën, e kush na kundërshton, atëherë Allahu le të gjykojë mes neve dhe tyre, e Ai është gjykuesi më i mirë”.

Ky ishte imam Hysejni i madh.

Ngjarjet e luftës janë të dhimbshme. 10 Muharrem, ditën e Ashurës, Imam Hysejni vuri maskën dhe u përgatit të priste profetësinë e gjyshit te tij. Kurrgjë nuk trembte viganin e madh. Ai s’luante nga qëllimi i tij. Në këtë rast kritik qëndron si titan që nxjerr flakë e shkëndija që i këllasin tmerrin armikut. Dhe ja, pikërisht në këtë kohë, kur edhe heroi më guximtarë i tradhton trimërinë dhe idealin përpara valës së vdekjes që po afrohet, biri i madh i Islamit nuk trembet po kërkon ndihmë nga Providenca Hyjnore me këtë shprehje: ”O Zot! Ti je mbrojtësi im në ēdo kohë tmerri dhe katastrofe”.

Pjesa më e dhimbshme e kësaj ngjarjeje është se armiqtë jo vetëm që vranë bijtë e të Dërguarit të All’llahut dhe përkrahësit e tyre, por ata u treguan mizor dhe ndaj fëmijëve, grave dhe vajzave. Ata mbyllën ujin për 3 ditë dhe i lanë pa ujë fëmijët dhe përkrahësit e Imam Hysejnit. Tragjedia e atij viti merr fund me rënien e protagonistit të virtytit dhe të lirisë, i cili tashti shtrihet në rërën e nxehtë të shkretëtirës me 75 plagë shigjetash. Islami humbet birin e tij më të madh të asaj kohe dhe liria kreshnikun e saj vigan.

-Transmeton Buhariut dhe të tjerët nga Enes ibën Maliku se kur i është sjellur Ubëjdullah ibën Zijadit (komandanti kryesor i Jezidit) koka e Hysejnit alejhi selam, e ka vendosë në një govatë dhe me shkopin e tij e ka prek kokën dhe sytë e Hysejnit dhe pastaj ka fol diç për bukurinë e tij (ka thënë: Nuk kam parë këso bukurie). Atëherë Enesi ka thënë: Ai përngjante me së shumti me të Dërguarin e Allahut”[8].

Në një transmetim tjetër, kur Zejd ibën Erkami e ka parë Ubëjdullahn e mallkuar ka luan me kokën e prerë të Hysejnit, i ka thënë: “Largoje shkopin nga fytyra e tij, sepse unë kam parë gojën e të dërguarit të Allahut që e ka pas vendosë (e ka puthur) aty”.

Them: Është dashtë te lihen të varrosen aty ku janë mbytur bile së paku, e jo te barten neper pallate e te luhet me koka kufomash. Ketë se bën as qafiri, e lere me myslimani me nipa te profetit!!!

Ditën kur i është prerë koka dhe ka rënë shehid imam Hysejni alejhi selam, përmendet se është errësuar dhe nxirë qielli dhe ka rënë shi i kuq (me ngjyrë gjaku) në Basra, Kufe, Shame dhe Horasan. Transmetohet se Kulmet e shtëpive, muret e qyteteve dhe dheu i tokës janë bërë kuq. Atë ujë se kanë pirë as devetë. Edhe gurtë e Bejtul Makdisit kanë qarë saqë kur i kanë lëvizur kanë gjetur gjak nën ta.

Për fund të kësaj teme

Myslimanët nxunë nga Imam Hysejni një mësim të madh: Kushtimin dhe sakrifikimin e vetes ndaj besimit te Allahu xh.sh. Ata kuptuan gjithashtu se lufta e Imam Hysejnit dhe e shokëve të tij, kundër fuqive kriminele të mëdha të Jezidit, ishte, në të vërtetë, një pjesë e luftës universale: e së mirës kundër se keqes, e drejtësisë kundër shtypjes.

Në ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem, arabët u treguan se dijnë të jenë me të këqinj sesa kafshët e egra shqyese.

Në këto dy ditë u shfaqën njerëz prej bijve të sahabëve, të cilët vranë Hysejnin, familjen dhe fëmijët e tij të vegjël për shkak të dynjasë, deshën ta marrin dynjanë pa e kujtuar Allahun e as botën tjetër.

Në këto dy ditë ymeti jonë e arabët në veqanti u treguan si ymet i poshtër, I cili I nënshtrohet sunduesit zullumqar, bile e përkrah atë në zullumin e tij, derisa bëhet mjet i pista dhe të flliqur I tij, derisa me duart e tij pranon ti vret edhe bijtë e pejgamberit të Allahut në mënyrën më brutale dhe barbare.

Historia islame realisht që prej moti është e përlyer me gjëra të tilla.

Prandaj myslimanët në çdo kohë dhe në çdo vend që jetojnë, duhet ta kuptojnë se çfarë përjetoi familja e profetit, dhe të marrin mësim e ta kuptojnë se ata hoqën më së shumti në përhapjen e drejtësisë hyjnore në tokë dhe synetin e vërtetë profetik në zemra.

Përgjatë historisë, bijtë e kësaj famileje vazhdimisht u persekutuan, mirëpo ata nuk u ndalën, por vazhduan traditën e imam Hysejnit dhe zullumqarit gjithmonë i thanë: O shtypës, ndalojë zullumin tend!

Pasha Zotin, urrejtja e familjes së profetit dhe dalja zot ndaj armiqve të tyre është kufër praktik dhe mohim i të dërguarit të Allahut në formën me të shëmtuar.

Imam Hysejni ra dëshmor në Fushën e Qerbelasë për të mbrojtur idealet, porositë dhe parimet e lirisë e të demokracisë së Fesë Islame.

Hysejni alejhi selam dhe Jezidi i mallkuar përfaqësojnë dy tabore të kundërta të historisë islame. Problemi i shumë ateistëve sot është se po bazohen në “islamin” e Jezidave që kanë prerë dhe po presin koka, e po mendojnë se kjo është feja e Allahut, prandaj po e shajnë dhe po irritohen prej tij.

Sikur ta merrnin prej Hysejnit dhe taborit të Hysejnit, do të ndryshonte hesapi.

Zullumi i Jezidit të mallkuar dhe ushtrisë së tij ndaj familjes së Pejgamberit është i qartë, s’ka mundësi të fshihet, është mizori për të cilën s’ka kundërshtim të mendimeve. Për këtë ka dëshmuar guri dhe druri, qau qielli dhe toka, u dridhën kodrat, qanë edhe malet. Fryti I keq I punëve të tyre do të mbetet sa të jetë jeta. Mallkimi I Allahut qoftë mbi atë që veproi, mbi atë që u pajtua, mbi atë që u gëzua dhe mbi atë që vrapoi. E dënimi i i botës tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm.

I paharruar qofsh, o Fatos i Qerbelasë! Qëndrove për Islamin, luftove për Islamin dhe më në fund re dëshmorë për Islamin. Emri yt është porsi dielli i ndritshëm, që do të japë dritë kurdoherë në altarin e fesë dhe të lirisë.

--------------------------------------------------------------------------

[1] Muslimi (4450), Tirmidhiu (4156), etj. Hadithi është I saktë dhe interpreton në mënyrë të qartë ajetin Kuranor.

[2] Hadithin e shënon Tirmidhiu (2154), Hakimi (109, 3995, 3996, 7094, ), Ibën Hibani (5749), Tahaviu në Mushkil (3460, 3461, 3462), etj. Hadithin e ka saktësuar Ibën Hibani, Tahaviu dhe Sujutiu. Hakimi ka thënë: Është sahih sipas kushtit të Buhariut dhe nuk i di ilet.

[3] Baza e këtij hadithi është tek Buhariu dhe Muslimi. Këtë tekst e shënon Tirmidhiu dhe Hakimi në Mustedrek nga Zejd ibn Erkami.

Vërejtje: Hadithi I cili është përhapur në gjuhët e njerëzve me shprehjen: “Po ua lë dy gjëra, Kuranin dhe synetin tim”, nuk është I saktë dhe nuk figuron në librat e njohura të hadithit.

[4] Hadithin e ka transmetuar Taberaniu (2819), Ebu Jala, Iben Hibani (6742), Ebu Nuajmi, etj.

Hafiz Hejthemiu ka thënë: E ka përcjell Tabaraniu me disa rrugë, transmetuesit e njërës prej tyre janë të besueshëm; dmth ai ka shahit tjetër me të cilin përforcohet. Shuajb Arnauti për të tek Iben Hibani ka thene: Hadithi është HASEN. Ndërsa shejh Albani në "Silsile Sahiha" voll. 3, fq. 159 ka thënë: "Nëse mblidhen të gjitha rrugët e tij, hadithi është SAHIH".

[5] E ka shënuar Ahmedi në Musned (2165, 2553), Tabaraniu në Kebir (2822, 12837), Bejhekiu në Delail (6181), Hakimi në Mustedrek (8262) dhe pastaj ka thënë: Ky hadith është SAHIH sipas kushtit të Muslimit. Me të është pajtuar edhe Dhehebiu, e po kështu edhe Shuajb Arnauti prej bashkëkohorëve.

[6] Hadithet i shënon edhe Tirmidhiu (3860), edhe Tabaraniu (882, 19325). Dhehebiu ka heshtur ndaj tyre në Telhis, kurse sipas kushtit të Ibën Haxherit ato janë është hasen.

[7] Tarih Jakubij (2/245).

[8] Buhariu (3748).