Është e përhapur se besatimi i Ebu Bekrit ka ndodhur me konsensus (ixhma) të sahabëve, mirëpo kjo thënie është pasim i verbër dhe nuk është e saktë. E vërteta është se ka pasur disa sahabe të medhenj të cilët nuk e kanë besatuar Ebu Bekrin për kalif. Ebu Bekri është zgjedhur me shumicë të votave e jo ixhma.

Prej sahabëve që nuk e kanë besatuar atë, numërojmë :

1-Ali ibën Ebi Talibi.

Kundërshtimin e tij e kanë shënuar imam Buhariu (4240) dhe Muslimi në koleksionet e tyre, Ibën Haxheri në Fet’hul Bari (7:398), po kështu edhe historiani i njohjur Ibën Ethiri në Usdul Gabe (3:329); Kamil (2:325), Halebiu në Siren e tij (3:484), Taberiu në Rijadu Nudretu (1:241), Jakubiu në  Tarih (1:219), etj.

2-Shumica e sahabëve prej fisit Beni Hashim.

Kundërshtimin e tyre nga bejati, e ka përmendur Ibën Ethiri në Kamil (2:325-331). Mesudiu në Muruxhu Dheheb ka deklaruar: “Nuk e ka besatu Ebu Bekrin askush prej fisit Hashimij, derisa ka vdekur Fatimeja, Allahu qoftë i kënaqur me të. (2:301).

Ngjashëm ka deklaruar edhe Halebiu në librin e tij të historisë; ka thënë: Abasi dhe shumica e fisit Beni Hashim (3:884).  Jakubiu në librin e tij të historisë e ka përmendur Abas ibën Abdulmutalibin-xhaxhain e profetit alejhi selam dhe Fadël ibën Abasin (2:9). Taberiu në “Rriadu Nudreti” e përmend Abasin dhe bijtë e tij (1:241).

3- Sad ibën Ubade Ensariu-i pari i fisit Hazrexh; kryeplaku i ensarëve.

Ensarët këtë Sadin kanë pas dashur ta zgjedhin për kalif para Ebu Bekrit në Sekife, pastaj kur Ebu Bekri zgjidhet kalif, Sadi kundërshton, lëshon mexhlisin, dhe nuk ka pranuar ta besatojë Ebu Bekrin deri në vdekje. Ai nuk ka pranuar ta besatojë as Omerin në kohën e tij. Mosbesatimin e tij e ka përmendur Ibën Ethiri në Usud Gabe (3:329). Mesudiu ka thënë: “Doli Sad ibën Ubade dhe nuk e besatoi, pastaj emigroi në Sham, dhe u vra atje në vitin pesëbëdhjetë sipas hixhretit (2:301). Këtë të vërtetë e ka deklaruar edhe Ibën Kutejbe në librin e tij “Imame ve Sijase”,fq. 10; Taberiu në Rrijadu Nudre (1:241),etj.

4-Zubejr ibën Avame.

Frenimin e tij nga besatimi e ka përmendur Ibën Ethiri në Usd Gabe (3:239); Kamil (2:325), Halebiu në Sire (3:484), Taberiu Rrijadu Nudreh (3:241), Jakubiu në Tarihun e tij (2:9), etj.

5-Halid ibën Seid ibën Asi Umevij.

Shiko : Ibën Ethirin në Usd Gabe (3:239), Halebiun në Sire Halebije(3:484), Taberiu Rrijadu Nudreh (1:241), Jakubiu në Tarihun e tij (2:9), Tarih Ebu Feda (1:219),etj.

6-Talha ibën Ubejdullahi.

Frenimin e tij nga besatimi e ka përmendur: Ibën Ethiri në Kamil (2:325), Halebiu në Sire (3:484), Taberiu Rrijadu Nudreh (1:241), Jakubiu në Tarihun e tij (2:9), etj.

7-Mikdad ibën Esvedi.

Frenimin e tij nga besatimi e ka përmendur: Halebiu në Sire (3:484), Taberiu Rrijadu Nudreh (3:241), Jakubiu në Tarihun e tij (2:9), Tarih Ebu Feda (1:219), etj.

8-Selman Farisiu.

Mosbesatimin e tij e ka përmendur gjithashtu: Taberiu në Rrijadu Nudreh (3:241), Jakubiu në Tarihun e tij (8:103) dhe (2:9), Tarih Ebu Feda (1:219), etj.

9-Ebu Dherr Gifariu.

Mosbesatimin e tij e ka përmendur gjithashtu: Taberiu në Rrijadu Nudreh (1:241), Jakubiu në Tarihun e tij (2:9), Tarih Ebu Feda (1:219), etj.

10- Amar Ibën Jasiri.

Mosbesatimin e tij e ka përmendur gjithashtu: Taberiu në Rrijadu Nudreh (1:241), Jakubiu në Tarihun e tij (2:103) dhe (2:9).

11-Bera ibën Azib.

Shiko Tarihun e Jakubiut (2:103) dhe (2:9), Tarihun e Ebi Fidasë (1:219).

12-Ubej Ibën Kabi.

Mosbesatimin e tij e ka përmendur Jakubiu (2:103), dhe Ebu Fidaja (1:219).

13-Utbe ibën Ebi Lehebi.

E ka përmendur mosbesatimin e tij Ebu Fidaja në librin e historisë së tij dhe në lidhje me këtë, ai ka pas thurur edhe një poezi. Shiko Tarih Ebu Fida (1:219).

14-Ebu Sufjani.

Kundërshtimin e tij e ka cekur Jakubiu (2:10).

Ka edhe shumë prej sahabëve dhe fiseve të tyre të cilët nuk e kishin besatuar Ebu Bekrin, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Kështu, fjala e atyre që thonë se në ditën e vdekjes së Resulallahut s.a.v.s., numri i as’habëve ka qenë rreth 33.000, dhe të gjithë, me dëshirë, kanë bërë biat Ebu Bekrit r.a.

Edhe nëse dikush prej këtyre që neve i përmendëm, e ka besatuar më vonë hazreti Ebu Bekrin, ne nuk mund të dimë se a e ka besatuar me dëshirë, duke qenë i imponuar, apo përndonjë arsye tjetër, pasi qështjet e zemrës i di vetëm Allahu. Nuk është e vërtetë se të gjithë sahabët e donin Ebu Bekrin r.a më shumë se sahabët e tjerë të asaj kohe.

Punën e zgjedhjes së Ebu Bekrit r.a si kalif, Omeri r.a e ka pas quajtur si një punë të pakontrolluar, e cila është bërë për së shpejti.

Transmeton Buhariu (6830) se Omeri ka thënë para të pranishmëve në hytbe:

(إِنَّمَا كَانَتْ بَيْعَةُ أَبِي بَكْرٍ فَلْتَةً وَتَمَّتْ، أَلاَ وَإِنَّهَا قَدْ كَانَتْ كَذَلِكَ، وَلَكِنَّ اللَّهَ وَقَى شَرَّهَا)

“Besatimi i Ebu Bekrit me të vërtetë ka qenë gabim rasti, i pakontrolluar mirë, mirëpo Allahu na ka mbrojtur prej sherrit të asaj fitne”.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...