Prej diturive dhe çështjeve të detyrueshme të cilat duhet ti di çdo mysliman dhe myslimane, ti kuptojë dhe ti zotërojë ato, janë edhe dispozitat mbi pastërtinë dhe ibadetet sikur namazi, zekati dhe agjërimi.

Kjo është diturie e domosdoshme pa të cilën nuk drejtohet jeta e besimtarit dhe besimtares, qoftë djalë apo baba, vajzë apo nënë.

Për këtë arsye, vendosa të përpiloj këtë libërth në të cilën do të përmbledh gjërat me elementare që i nevojiten myslimanit dhe myslimanes gjatë ditës dhe jetës së tyre, me një paraqitje të lehtë dhe të qartë, me paragrafe të mirërënditura, në një mënyrë bashkëkohore, larg nga frazat komplekse dhe të koklavitura, në mënyrë që të kuptohet me lehtësi dhe të përfitojmë të gjithë së bashku.

Për përpilimin e këtij doracaku, jam bazuar në manualet e njohura të fikhut hanefij, sikurse që është “Nurul Idaah” e Shrumbulalit, e sidomos në libërthin “Mukadime Numanije” të dijetarit hanefij Mensur ibn Abdulbaki ibën Mulla Alij Mensur el Buharij el Medenij.

Lus Allahun për pranim, dobi dhe shpërblimi i kësaj vepre tu mbërrijë të afërmve të mijë.

- Shkarko formatin PDF: Paraqitja Nu'manije

(Autor: Mr. Drilon Gashi)

_________________________

_________________________