Në pyetjen se a lejohet martesa me kushërirën dhe me vajzën e xhaxhait, hallës, dajës dhe tezës, përgjigja e arsyeshme duhej të ishte: Lejohet, përderisa të na vije argumenti I cili e ndalon një gjë të tillë.

Për ta ndaluar një gjë, duhet të kemi argument.

Argumentet janë tri llojesh:

1-Argumenti logjik.

2-Argumenti fetar; pasi që të vërtetohet mrekullia e një profeti apo ligji kushtetues.

3-Argumenti shkencor (shqisor).

Pasi e kuptove këtë, atëherë dije se:

1- Logjika nuk e ndalon martesën me vajzën e xhaxhait, hallës, tezës apo dajës. Pra një gjë e tillë është gjykim i mundshëm logjik që mund të realizohet.

2-Ligji kushtetues; nëse marrim parasysh ligjin e Familjes në Kosovë, as ai nuk e di që i ndalon këto martesa.

Neni 21. Gjinia e gjakut thotë se:

(1) Nuk mund të lidhin martesë personat në gjini të gjakut në vijë të drejtë, ose në vijë të tërthortë siç janë vëllai dhe motra prej një ati dhe një nëne, motra dhe vëllai prej atit ose nënës, xhaxhai dhe mbesa, daja dhe mbesa, tezja dhe nipi, as fëmijët e e vëllezërve dhe motrave të një ati dhe nëne dhe fëmijët e vëllezërve dhe të motrave prej atit ose nënës;

(2) Kjo do të zbatohet edhe për vëllezërit dhe motrat prej një ati ose nënës, si dhe nëse marrëdhënia e tillë ka pushuar së ekzistuari për shkak të adoptimit.

(3) Gjinia e gjakut e bashkësisë jashtëmartesore është pengesë për martesë sikurse edhe ajo martesore.

-Feja jonë islame ka përcaktuar kritere bazike në lidhje me martesën gjithashtu.

Sheriati islamik sot e 15 shekuj ndalon prerazi martesën me shkallën e parë të afërsisë së gjakut (nënën dhe babain), me të shkallës së dytë (vëllain dhe motrën) dhe me të shkallës së tretë (xhaxhain, nipin,etj).

Kurani thotë: [Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.

U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat e vëllaut, bijat e motrës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk keni pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të adoptuar), dhe të bashkoni (përnjëherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh](Nisa:22,23).

Profeti Muhamed a.s ka thënë: “Ndalohet martesa me tezën dhe hallën e gruas”.

Në një hadith tjetër ka thënë:"Ashtu siç ndalohet martesa mes familjes, ndalohet edhe mes lidhjeve të gjirit."

Muslimanit pra nuk i lejohet të martohet me paraardhësit e tij (gjyshërit) sado të largët qofshin, por as edhe me pasardhësit (nipër dhe mbesa) sado të largët qofshin.
Kjo, për shkak se ngjashmëritë e kodeve gjenetikë tek secili, shkaktojnë sëmundje të trashëgueshme. Sot, shkencëtarët e gjenetikës, kanë zbuluar mbi tre mijë sëmundje të trashëgueshme. Disa prej tyre janë të tilla që pengojnë funksionimin normal të trurit, shqisave etj...

Duke u bazuar ne autoret e librave te fikhut islam, te medh'hebit hanefi, pengesa e martesës si ndalim i përhershëm për shkak te afërsisë se gjakut përfshin një numër te madh kategorishë. Te gjitha femrat e vijës vertikale te farefisnisë se te fejuarit i ndalohet, sikur nena e tij, nena e nenës se tij, ose nena e babait te tij etj ne vijën vertikale. Dhe te gjitha femrat e vijës zbritëse siç është, për shembull vajza e tij vajzat e fëmijëve te tij etj. Gjithashtu është ndalur pasardhësit e prindërve te tije pavarësisht brezit do te thotë motrat e tij, për nga babai apo nena dhe vajzat e vëllezërve te tije dhe te motrave dhe te vajzave e fëmijëve te vëllezërve dhe motrave. I ndalohen edhe pasardhësit direkt te gjyshërve dhe gjysheve te tyre, ndërsa ato janë tezet nga nena apo babai por i lejohet gjenerata e dyte e pasardhësve te tyre.

Siç po shihet, islami i ka sqaruar mirë martesat që nuk lejohen si ato brenda familjes, ashtu edhe ato mes individëve që kanë pirë qumësht gjiri nga e njëjta nënë. Pra ka ndaluar edhe disa martesa që ligjet evropiane sot nuk i ndalojnë.
E mos të flasim më për martesat mes gjinive të njëjta; mashkulli me mashkull dhe femra me femër. Prej harameve të mëdha në fenë tonë konsiderohen: kurvëria, seksi jashtë martese(zinaja), pedofilia, incesti, homoseksualizmi, etj. Kjo, për dallim të qafirëve dhe ateistëve, ku shumë prej këtyre dukurive negative i konsiderojnë të lejuara, bile edhe te mbrojtura me ligje ndërkombëtare!

Me ardhjen e islamit, u ndaluan ato lloje të martesave që cenonin familjen, u ndalua martesa me dy motra njëkohësisht, martesa e përkohshsme me kontratë (muta) etj..."

Jomyslimanëve sot nuk u interesojnë lidhjet e gjakut, as lidhjet e gjirit dhe asgjë nuk i pengon për të krijuar lidhje jashtëmartesore. Një situatë e tillë do të çojë në shkatërrimin dhe shuarjen e racës njerëzore.

Kaosi i marrëdhënieve pa kufi mes dy sekseve në perëndim, ka shkaktuar përhapjen e një sërë sëmundjeve seksuale, për të cilat nuk është gjetur ilaçi akoma. Një ndër këto sëmundje është sida dhe ebula.

Thotë Profeti a.s:"Kudo që përhapen marrëdhëniet jashtëmartesore dhe këtë e deklarojnë, Zoti do i ndëshkojë me sëmundje të cilat nuk kanë qenë tek të parët e tyre."

Ne e respektojmë perëndimin për zhvillimin teknologjik dhe shkencor, zhvillim të cilin e meritojmë dhe ne. Por perëndimi është në rënie nga ana morale dhe shoqërore, pasi atyre u mungon feja dhe shpirtërorja. Gjithçka atje i shërben epshit, i cili nuk njeh kufi dhe rregulla. Edhe pse shëndetësia ka përparuar, sëmundjet e atjeshme janë të shumta. Shumë fëmijë lindin me të meta fizike dhe të deformuar. Të gjithë këto, për shkak të lidhjeve jashtëmartesore dhe degjenerimit moral.

Perëndimi e ka trajtuar çështjen e fëmijëve të paligjshëm në dy mënyra: E para duke i birësuar dhe e dyta duke ngritur institucione të veçantë për edukimin e tyre.

Në fakt, të dy mënyrat janë zgjidhje dhe trajtime jo rrënjësore. Duke i birësuar, ne ia atribojmë fëmijën dikujt që nuk është i ati. Shpesh herë, fëmijët e këtij prindi e refuzojnë të jenë vëllezërit e një fëmije të paligjshëm. Gjykatat e perëndimit janë të mbushura me çështje të tilla, ku trashëgimtarët e ligjshëm, refuzojnë që vëllai ose motra e tyre e birësuar të përfitojë nga trashëgimia.

Ashtu siç nuk janë zgjidhje e drejtë dhe e duhur edhe institucionet dhe jetimoret.

Zgjidhja e vetme dhe më e përshtatshmja është ajo islame, e cila konsiston në ngushtimin e rrethit, për të penguar lindjet e jashtëligjshme.

E nëse dikush thotë: Ku është urtësia e ndalesës së qumështit?!

Themi: Embrioni në barkun e nënës, ushqehet me gjakun e saj. Ai ndikohet nga çdo veti e trashëguar e nënës, gjendja e saj shëndetësore etj... Ashtu siç merr nga vetitë dhe cilësitë e të atit. Kështu, ai gjysmën e merr nga nëna dhe gjysmën tjetër nga i ati.

Pasi të lindë, foshnja ushqehet me qumështin e gjirit të nënës për dy vite, gjë e cila ndikon fuqishëm në formimin e imunitetit të tij. Në transplantet e organeve, trupi i pacientit, zakonisht nuk e pranon një organ të një personi të huaj. Prandaj, këshillohet që organi të jetë i një të afërmi në familje, ose të një vëllai apo motre gjiri. Në këtë rast, trupi i pacientit e pranon organin dhe nuk e konsideron të huaj. Kështu, ushqimi me qumështin e gjirit të nënës ndikon në formimin e organeve jetësorë dhe shëndetin e tyre, ashtu siç ndikon drejtpërdrejt në imunitetin e njeriut, i cili i refuzon ose i pranon organet e huaj (nëse janë ushqyer nga i njëjti qumësht gjiri).

Prandaj, Profeti a.s thotë:"Ashtu siç ndalohet martesa mes familjes, ndalohet edhe mes lidhjeve të gjirit."

Dijetarët myslimanë thonë se që foshnjat të konsiderohen vëllezër e motra gjiri, duhet të ngopen pesë herë ose më shumë me qumështin e të njëjtës nënë.

Sot shkenca ka zbuluar se tek kafshët, tre-katër herë ushqim me qumështin e të njëjtës nënë, ndikojnë tek sistemi imunitar.

Duke qenë se sistemi imunitar i fëmijës është i ngjashëm me atë të nënës së tij, për shkak të qumështit, ai është i ngjashëm edhe me të afërmit e nënës. Prandaj:"Ashtu siç ndalohet martesa mes familjes, ndalohet edhe mes lidhjeve të gjirit."

Eksperimentet që janë bërë mbi sistemin imunitar, janë bërë tek kafshët, pasi është e vështirë që të bëhen tek njeriu. Por ajo që është zbuluar është se sistemi imunitar tek njeriu, ndikohet nga qumështi i gjirit të nënës gjatë dy viteve të parë. Për këtë, pirja qumësht pas dy viteve, nuk e ndalon martesën mes vëllait dhe motrës së gjirit dhe kjo është nga mrekullitë shkencore në hadithet e Profetit a.s. Kjo, për shkak se pas dy vitesh, sistemi imunitar i fëmijës është formuar plotësisht. Kështu, nëse një fëmijë mbi dy vjeç pi nga qumështi i gjirit të një nëne, i lejohet të martohet me motrën apo vëllain e gjirit. Dijetarët myslimanë kanë rënë dakord që martesa mes vëllezërve/motrave të gjirit ndalohet nën moshën dy vjeçare dhe nëse kanë pirë pesë herë dhe janë ngopur."

Kush ia mësoi këtë fakt Muhamedit a.s, para 1.400 vitesh?

3- E nëse dikush na thotë:Mirëpo, shkenca e ka vërtetuar se nëse martohesh me –fjala vjen-me vajzën e axhës, të dajës, të tezës apo të hallës,fëmijët ka gjasa të lindin me pasoja, ndërsa feja juaj e ka lejuar! Afërsia e brezave -sipas tij- po paraqit potence te lindjes me mutacion te pasardhësit. Feja e vërtetë s’ka mundësi të bie në kundërshtim me zbulimet shkencore.

Themi: Ky propabilitet I shkallës së katërt, a është I lartë apo I ulët. Neve i kërkojmë shkencëtarëve të na e sqarojnë se deri në cilën shkallë duhet të ndalohet. Probabiliteti i ulët jo çdo herë duhet të merret parasysh.

E vërteta është se potenca e paraqitjes se mutacioneve rritet me rritjen e afërsisë se brezave ne farefisni. Por për te përcaktuar si norme juridike, brezin e farefisnisë si pengese ne martese nuk njohim se është marr nga asnjë institut shëndeti. Edhe sikur te ishte e përcaktuar siç njihej ne kohen e monizmit (si ishte dikur brezi i gjashte i farefisnisë ), ajo do te ishte e nivelit spekulativ, hipotetik, e jo shkencor.

Ndërsa, nëse nisemi nga fakti shqisor dhe statistikat, fëmijët e arabëve dhe turqve sot janë shumë më të shëndoshë sesa fëmijët e evropianëve.

E nëse pas gjithë kësaj dikush thotë: Mirëpo këtë martesë e ndalon zakoni ynë shqiptar.

I thuhet atij: Zakoni apo tradita e një populli nuk është argument për popullin tjetër sepse argumenti nuk ka mundësi të bie ndesh me argumentin. Nëse zakoni i vendeve tona e urren një martesë të tillë, kjo shembull nuk urrehet tek arabët dhe turqit. Nëse sipas zakonit tonë duket e papranueshme, nuk do të thotë që të jetë e papranueshme edhe tek zakonet e popujve tjerë. Pra secili ka zakonet dhe traditat e tij dhe asnjë popull s’ka të drejtë të kundërshtojë zakonet e popullit tjetër.

Kur jemi te zakonet, duhet ta dimë se ato nuk janë të prera, bile mund të dallojnë edhe brenda fiseve të një kombi.
Edhe neve jemi që të respektohen zakonet tona shqiptare dhe të mos thyhet zemra e popullit pa pasur nevojë, edhe pse ata që po thirren sot në zakone,i kanë lëshuar shumicën e tyre dhe nuk po i praktikojnë thuajse fare. Në popullin tonë sot kanë depërtuar qindra e mijëra zakone të huaja. Nëse depërton edhe një zakon i turqve dhe arabëve, nuk besoj se bahet nami.