Kurani që moti i ka vënë pabesimtarët në konfuzion. Disa paganë e patën akuzuar Profetin Muhamed se ai e kishte marrë kuranin nga një Farkëtar i Romës, i cili realisht nuk e fliste mirë arabishten. Disa prej tyre gjithashtu thonë se Muhamedi mori kuranin prej Vekara ibën Nufelit e disa tjerë thonë se e mori atë prej murgut Buhejra kur udhëtoi për në Sham. Pati edhe asi që e akuzuan atë duke i thënë gënjeshtar, poet, prozator, magjistar, filozof, e besa edhe të çmendur. 

Këto mund të tingëllojnë logjike për një person sipërfaqësor, por për një mendje shkencore që ka lexuar kuranin me vëmendje kjo kurrë nuk mund të jetë e arsyeshme. Në fakt, Kurani është unik në përmbajtjen e tij, nuk mund të jetë shkruar një pjesë nga një person, e pjesa tjetër nga personi tjetër.

Në këtë ese, neve do ti qasemi vetëm dyshimeve rreth Veraka ibën Nufelit.

 

Kush ishte Varakah ibn Neufel?

Varakah ibn Neufel ibën Assad ibn Abdul-Uza ibn Qusayj Al-Kurashij, ishte kushëriri i prindërve të Hatixhes, gruas së parë të Muhamedit. Ai ka vdekur rreth vitit 610.

Varakah ishte një prift i krishterë "Ebioniti" që jetonte në Mekë dhe kishte njohuri për shkrimet e shenjta të mëparshme. Kur u njoftua për shpalljen e parë të Muhamedit (kur ai mori pesë vargjet e parë të sures Alak), ai menjëherë e njohu atë si një profet.

Varakah kishte studiuar Ungjijtë dhe u bë i ditur prej tyre dhe arriti të shkruajë Ungjillin gjithashtu. Ai u plak dhe humbi shikimin e tij. Kur shpallja erdhi tek Pejgamberi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) nga engjëlli Xhibril (Gaberali, paqja qoftë mbi të), Profeti shkoi tek ai sipas rekomandimeve të Hatixhes, gruas së Profetit, pasi Varakah ishte i afërm i Hatixhës. Pejgamberi, i tregoi Varakas, çfarë i kishte ndodhur atij, se si e mori një engjëll dhe e shtrengoi tri herë. Varaka i tha se ky është i njëjti engjëll që zbriti mbi Muasin (paqja qoftë mbi të). Veraka i dha Profetit lajmin e mirë të profetësisë dhe gjithashtu e paralajmëroi atë për dëmin e madh që do të merrte në duart e jobesimtarëve. Ai e njoftoi Pejgamberin se populli i Kurejshëve do ta dëbonte atë jashtë Mekës.

Ekziston hadithe që tregojnë se Varakah nuk është në Zjarrin e Xhehenemit.

Tregohet nga 'Aisha (Allahu qoftë i kënaqur me të) e cila ka thënë: "Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) është pyetur për Varakah nga Hatixha. Hatixhja i ka thënë: “Ai të besoi ty, por vdiç para se të shfaqesh”?! Atëherë Profeti u përgjigj:" E pashë atë në ëndërr, kishte veshur rroba të bardha. Nëse do të ishte prej banorëve të Zjarrit, do ta shihja atë të veshur me rroba të tjera”[1].

Sipas një hadithi tjetër që e transmeton  Hakimi, me një isnad sahih (autentik) Aisha raporton se Muhamedi a.s. ka thënë: "Mos shpifni ndaj Uekfa Ibn Neufelit, sepse e kam parë që ai do të ketë një ose dy kopshte në parajsë."

Kjo është pothuajse ajo që është e lidhur me Varakah në librat e Sires në mënyrë të shkurtër.

Tani, është e çuditshme të lexohet në disa libra mosbesues se Varakah ishte një mësues i Profetit Muhamed i cili e mësoi Muhamedin Kuranin dhe kështu ai ishte kompozitori aktual i Kuranit dhe Mesazhit Islamik.

Sipas transmetimit të Buhariut, Muhamedi a.s. është takuar me Varaka ibën Nufejlin vetëm një herë në jetë, edhe atë para se ti vinte shpallja. Në transmetim thuhet se Veraka ishte plak dhe pas një kohë të shkurtër ka vdekur.

Hadithi thotë kështu:

- Aishah r.a. tregon: "Në fillim, Frymëzimi Hyjnor i erdhi të Dërguarit të Allahut a.s. në formën e ëndrrave përgëzuese në gjumë. Sa herë që shihte ëndërr, ajo i vërtetohej qartë si drita e agimit të ri. Pastaj iu bë i dashur qëndrimi vetëm. Kështu, ai tërhiqej i vetmuar dhe mbyllej në shpellën Hira, ku adhuronte (vetëm Allahun Një) pa ndërprerje për shumë net para se të kthehej te familja e tij. Ai gjithnjë e merrte me vete ushqimin për kohën e qëndrimit atje. Pastaj do të kthehej prapë te Hadixhja (bashkëshortja e tij) për të marrë përsëri të njëjtin ushqim, derisa, papritur i zbriti e Vërteta, kur gjendej në shpellën Hira. Kështu, atij i erdhi meleku dhe i tha: "Lexo!" Ai iu përgjigj: "Unë nuk di të lexoj." Pastaj Pejgamberi shtoi në tregimin e tij: "Pastaj meleku më kapi me forcë dhe më shtrëngoi aq fort, saqë nuk mund të mbaja më. Më pas ai më liroi dhe përsëri më kërkoi të lexoj, por unë iu përgjigja, 'Unë nuk di të lexoj'. Pas kësaj ai sërish më mbërtheu dhe më shtrëngoi, aq sa nuk mund ta duroja më. Pastaj më lëshoi dhe prapë më kërkoi që të lexoj, por unë përsëri iu përgjigja, 'Unë nuk di të lexoj (apo çfarë të lexoj?)'. (Por përsëri ai më mbështolli për herë të tretë dhe më shtrydhi fort, pastaj më liroi dhe më tha, 'Lexo! Me Emrin e Zotit tënd i Cili ka krijuar (gjithçka). Ka krijuar njeriun nga një copë e mpiksur gjaku. Lexo! Zoti yt është më i Begati Dhurues.' (Kuran, 96:1- 3). Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. u kthye me Shpalljen dhe me zemrën që i rrihte fort. Kështu shkoi te Hadixhja bint Huvejlid r.a. duke i thënë: "Më mbulo! Më mbulo!" Ata e mbuluan derisa i kaloi frika dhe pastaj i tregoi Hadixhes r.a. gjithë ç'i kishte ndodhur (dhe i shtoi): "Kam frikë se do të më ndodhë gjë." Ndërsa Hadixhja i tha: "Kurrë! (Betohem) për Allah! Allahu kurrë nuk do të të poshtërojë, sepse ti, me të vërtetë, mban lidhje të mira me farefisin, ndihmon të varfrit dhe i mban të këputurit, i pret mirë miqtë dhe u gjendesh pranë nevojtarëve në fatkeqësi."
Pastaj Hadixhja r.a. shkoi bashkë me të te djali i xhaxhait të saj, Varaka Ibn Neufel Ibn Esed Ibn Abdul-Uzza, i cili gjatë xhahilisë (periudha e errët e injorancës para Islame) ishte bërë i krishterë dhe shkruante hebraisht. Ai kishte shkruar pjesë nga Ungjilli në hebraisht aq sa kishte dashur Allahu e tashmë ishte në moshë shumë të thyer dhe kishte humbur shikimin. 
Hadixhja r.a. i tha atij: "O kushëriri im! Dëgjo nga nipi yt (ndodhinë e tij)." Varaka e pyeti: "O nipi im! Çfarë ke parë?" I Dërguari i Allahut a.s. i përshkroi atij gjithçka që kishte parë. Varaka i tha: "Ky është i njëjti Naums (ai që ruan sekretet, meleku Xhibril a.s. i ngarkuar me dërgimin e Frymëzimit Hyjnor), të cilin Allahu ia ka dërguar Musait a.s.. Do të dëshiroja të isha i ri dhe të jetoja derisa populli yt të të përzërë ty." I Dërguari i Allahut a.s. pyeti: "A do të më përzënë?" Ai iu përgjigj: "Po! Asnjëherë nuk ka ardhur burrë me (mesazh) si ky që ke sjellë ti pa u keqtrajtuar dhe pa u munduar. Dhe, nëse unë arrij të jem gjallë deri atë ditë, atëherë unë do të të ndihmoja e do të të mbështetja ty fort." Por nuk kaloi shumë dhe Varaka vdiq. Po kështu edhe Frymëzimi Hyjnor u ndërpre për pak kohë”. (Citim i përfunduar)

Sipas këtyre të dhënave, Varaka vdiq disa ditë më vonë pasi Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij e mori revelimin e parë të Kuranit. Pasi që Varaka vdiq pak ditë më pas, ai nuk mund të ishte burim i Kuranit, pasi Kurani vazhdoi të zbulohej vazhdimisht deri në 23 vjet pas vdekjes së tij. Natyrisht, që kur ai ishte i vdekur, ai nuk mund të mësonte Profetin Muhamed paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij ose të ishte burim i Kuranit!

 Si ka mundësi që dikush te pretendojë që Muhamedi I ka marrë prej tij 114 kaptina kuranore në një takim të vetëm?!!!

Në hadith nuk përmendet që Muhamedi e ka pyetur Varakan për doktrinën e besimit, për ndonjë ligj të jurisprudencës apo për ndonjë varg prej vargjeve të Kuranit. E gjithë ajo që thuhet aty në atë hadith (nëse themi se është autentik për nga senedi) është se Muhamedi a.s. pasi u kthye prej shpellës, I frikësuar nga ngjarja që I kishte ndodhur, I tregoi të shoqes Hatixhes, e ajo shkoi tek Varaka, i cili ishte një prift I vjetër krishterë - akraba i largët i saj, i tregoi për ngjarjen, pastaj Varaka e vizitoi Muhamedin dhe I tha se këto që të paskan ndodhur ty janë shenja të profetësisë, të cilat i kanë pas ndodhur edhe profetit Musa .

Në hadith thuhet se kur Varaka e ka dëgjuar lajmin e Muhamedit a.s. I ka besuar atij se është profet. Jo vetëm kaq, por ka shpresuar që të jetojë në kohën kur jobesimtarët do ta përndjekin Muhamedin nga vatra e tij, e ti dalë në ndihmë atij kundër tyre.

Kështu, ai donte të mbështeste Profetin Muhamed paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij dhe pranoi profetësinë e tij. Nëse ai (Varaka) do të ishte burim i Kuranit atëherë ai do ta kishte demaskuar Profetin Muhamed dhe nuk do të kishte pranuar ta ndiqte atë!

Tjetër: Kurani e ka përmendur ngjarjen e Bedrit, e ka përmendur luftën e Bizantinëve, Hunejnin, ngjarjen e akuzimit të gruas së pejgamberit (kaptina Nur),dhe shumë e shumë tregime tjera, të cilat  kanë ndodhur pas vdekjes se Verakas. S’ka mundësi që këto gjëra Varaka t’ia thoshte parakohe, përpos nëse dikush pretendon se Veraka ka qenë Zot që i dinte fshehtësitë.

Shpallja e Kuranit vazhdoi për më shumë se njëzet vjet pas vdekjes së Varakah bin Neufel, Profeti a.s. po merrte shpalljen në vende të ndryshme dhe madje edhe kur ishte në mesin e shokëve të tij. Gjithashtu, ai po iu përgjigj pyetjeve të drejtpërdrejta të ngritura më vonë nga hebrenjtë në Medine. Përveç kësaj, judenjtë dhe jobesimtarët e Mekës do të ishin shumë të kënaqur nëse do të dinin me siguri se kishte një person të ditur që po mësonte Muhamedin a.s. Kuranin.

Tjetër: Në qoftë se Varaka ishte autor I vërtetë I Kuranit- siç pretendojnë injorantët- atëherë pse nuk ia atribuoi atë vetvetes, apo dikujt prej familjarëve të afërt të tij, por iu desh që t’ia epte Muhamedit, që në realitet nuk e kishte thuajse asgjë.

Çudi. Ku thuhet në tekstet historike se Varakah ishte mësuesi i Profetit Muhamed? Cilat historianë e thanë këtë? Cili është burimi i këtyre akuzave? Cilat janë dëshmitë? Kush ka transmetuar se Pejgamberi e ndiqte Varakan dhe kërkonte njohuri nga ai? Ku ishin njerëzit e Kuranit, të cilët luftuan Profetin me çdo mjet të mundshëm dhe humbën udhëheqësit e tyre më të mëdhenj në luftën me Muhamedin, nga këto pretendime? A nuk e kishin parë Profetin Muhamed një herë duke mësuar diçka nga Varakah apo duke përsëritur fjalët e tij? A nuk e kishin parë atë duke e shoqëruar Varakane? Sa ditë e natë Profeti i kaloi me Varakah? Cila është ngjashmëria midis pikëpamjeve të Varakah dhe atyre të Profetit? Asnjë përgjigje nuk keni, veçse akuza të pabazuara dhe gënjeshtra të hapura që dalin nga inati dhe ligësia kundër Islamit dhe muslimanëve. Asnjë dëshmi, por vetëm shpifje dhe manipulime të pavërteta.

Ju nuk keni asnjë argument se Veraka ka thënë se Kurani apo ndonjë kaptinë e tij ishte pjelle e tij, apo diçka ngjashëm me këtë. E gjitha çfarë keni në këtë çështje është supozim I kotë dhe hamendje e pabazë.

Tjetër: Ata që pretendojnë se Muhamedi mori Kuranin nga Bibla, le të na tregojnë me fakte se kur u përkthye Bibla në arabisht sipas historianëve? Sipas të gjitha burimeve shkencore, Bibla nuk u përkthye në arabisht gjatë kohës së Profetit.

Enciklopedia e Fesë dhe Etikës e pranon këtë: ”Nuk ka dëshmi se ndonjë pjesë e Biblës është përkthyer në arabe para Islamit”[2].

Hastings Dictionary of the Bible atribuon përkthimin e parë arab të Biblës në shekullin e dhjetë[3].

Encyclopedia Judeje ia atribuon përkthimin e parë arab të Dhiatës së Vjetër, ose Hunejn Ibn Is’hakut (800-873CE) ose Saadiah bin Joseph Gaon (882-942CE)[4].

Paul Wegner shpjegon se traditat e krishtera dhe hebraike që qarkullonin në Arabi ishin tradita gojore. Por grupet e krishtera dhe hebraike në Arabi nuk ishin fare ortodokse dhe kishte grupe të shumta heretike: “Shkrimet nuk duket se kanë ekzistuar në një version arabisht para kohës së Muhamedit (570-632), i cili e njihte historinë e Ungjillit vetëm në formë gojore dhe kryesisht nga burimet siriane. Këto burime siriane u shënuan nga doketizmi (besonin se Jezusi kishte vetëm një natyrë hyjnore dhe vetëm u duk sikur ishte i mishëruar - ata mendonin se bota materiale dhe kështu trupi i njeriut ishte në thelb i keq)...”[5].

Sipas Enciklopedisë së Re Katolike: “Për fat të keq, as çifutët arabë, as të krishterët arabë nuk do të klasifikoheshin në mesin e përfaqësuesve më të mirë të besimeve të tyre në atë kohë. I pari kishte jetuar në izolim krahasues pothuajse që nga mesi i shekullit të parë të shek. C., megjithëse ata kishin qenë të suksesshëm në procesin e proselitizmit dhe këto të fundit ishin kryesisht monophysite heretike, të largëta në çdo kuptim nga qendrat e të mësuarit të krishterë”[6].

Hadithi thotë se Varakah Ibn Neufel përkthente dhe lexonte Dhiatën e Re në arabisht. Sahih Bukhari Vëllimi 6, Libri 60, numër 478 thotë: "... Varaka ishte konvertuar në krishterizëm në Periudhën Para-Islamike dhe shkruante arabisht dhe shkruante për Ungjillin në arabisht, aq sa Allahu dëshironte që ai të shkruante. Ai ishte një njeri i vjetër dhe kishte humbur shikimin e tij. ... "[7].

Mirëpo, nuk ka burime që deklarojnë se Varakah Ibn Neufel e përktheu tërë Biblën në arabisht, përfshirë Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re, e cila ishte zyrtare dhe e disponueshme për publikun. Pra hadithi në fjalë nuk thotë se Varaka përktheu gjithë ungjillin në arabisht, e lerë më gjithë biblen. Ai gjithashtu u bë i verbër, që natyrisht kjo do ta kishte penguar atë të përkthente më tej. Për më tepër, historia dikton se përkthimi i tij ishte për përdorim personal dhe jo një përkthim zyrtar i Biblës i arritshëm për publikun, prandaj Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij nuk ka gjasa të ketë marrë një kopje të përkthimit nga Varaka. Ai vetëm përktheu disa fletë dhe fragmente të Biblës, që ishte për studimin e tij personal. Prandaj, hadithet dhe historia nuk bien ndesh me këtë çështje.

Pa mos hyrë në fakte tjera që pohojnë se Muhamedi në fillimin e jetës së tij nuk dinte shkrim-lexim dhe pa mos hyrë në ndryshimet e mëdha që ekzistojnë mes Bibles dhe Kuranit, edhe pse në bazë, që të dyja janë shpallje të Zotit. Ata që thonë se Kurani rrjedh prej Ungjillit, e Ungjilli prej Tevratit, le të na e tregojnë se prej kujt rrjedh libri i parë?!

Keneth Kreg thotë se: “Muhamedi nuk pati asnjë kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhëse... Kemi pothuajse një mungesë absolute të asaj që mund të quhej citim i drejtpërdrejt nga secila Dhjatë”.

Ky keqkuptim është tepër i dobët për t'u dhënë ndonjë konsideratë. Kushdo që ngre një pretendim të tillë kërkohet të mbështesë kërkesën e tij me prova të vërteta. Nëse iluzione të tilla mund të shërbejnë si dëshmi e pretendimit të tyre pa u mbështetur në tekste autentike, atëherë do të ishte e mjaftueshme të krijohej mendime të thjeshta që kalojnë mendjen si prova për të vërtetuar pretendimin për mosautentitetin e ndonjë fakti autentik shkencor për të cilin personi ka dyshime . Me të vërtetë, kjo nuk mund të pranohet nga ndonjë person i mençur.

Az-Zarkaani Allahu e mëshiroftë ka hedhur poshtë këtë ide të gabuar në librin e tij Manaahil Al-'Irfaan fi'Uloom Al-Kuran në detaje. Ai shkroi: "Mospërfillja e tretë dhe përgënjeshtrimi i saj: ata pretendojnë se Varakah ibn Naufel ishte mësuesi i Pejgamberit [salallahu alejhi ue selam], në duart e të cilit ai, salallahu alejhi ue selam, studioi për shkak se ai ishte një i afërm i gruas së tij Khadeejah. Ata dëshirojnë t'i mashtrojnë dëgjuesit dhe lexuesit e tyre duke besuar se burimi i Kuranit ishte i krishteri (Varakah ibn Neufel) i cili zotëronte hebraishten dhe mund të lexonte ndonjë tekst në hebraisht. Ky pohim i rremë mund të refuzohet nga vetë argumenti me të cilin ne e hedhim poshtë të mëparshmin. Është vërtetuar se ata që ngrenë një pretendim të tillë të rremë nuk kanë prova për të mbështetur pretendimet dhe iluzionet e tyre me të cilat ata mashtrojnë njerëzit. Përkundrazi, transmetimet autentike janë dëshmi kundër tyre. Është vërtetuar autentikisht se Hadejahu e mori Pejgamberin në Kur'akah kur Profeti mori shpalljen hyjnore për herë të parë. Kur Pejgamberi i tha atij se çka i kishte ndodhur atij, Luqakahu tha: "Ky është Namoos (dmth. Engjëlli që u është besuar mesazheve hyjnore) që Allahu i ka dërguar Moosas (Moisiu, Allahu e lartëson përmendjen e tij). Do të doja të isha më i re dhe më i fortë. Dëshiroj që të mund të jetoj në kohën kur njerëzit tuaj do t'ju dëbojnë. ' Traditat autentike në këtë drejtim nuk përmendën se Varakah kishte predikuar Profetin ose i kishte mësuar ndonjë besim apo legjislacion ose se Profeti, salallahu alejhi ue selam, frekuentonte shtëpinë e tij dhe studioi në duart e tij siç pretendojnë injorantët. Çdo person i paanshëm me mendje të ndershme, i cili dëgjon fjalët e Varakah-ut, lehtë mund të nxjerrë në përfundimin se ai dëshironte që ai të jetonte më gjatë dhe të bëhej student dhe mbrojtës besnik i Profetit paqja qoftë mbi të, për ta mbështetur dhe mbrojtur atë në kohën e pikëllimit. Sidoqoftë, disa njerëz me këmbëngulje qëndronin fort pas pretendimit të tyre të rremë dhe i kthyen faktet për të pohuar se Varakah ishte mësuesi nga i cili Pejgamberi a.s. mësoi fenë e tij dhe Kuranin. Sa e gabuar dhe mëkatare është Gjykimi i tyre! "[Fundi i citatit]

Lufta kundër Islamit merr forma të shumëfishta. Armiqtë e Islamit nuk humbin ndonjë mënyrë të keqe ose të pandershme, por e hapin atë për të sulmuar Islamin me pretendime të rreme dhe të fabrikuara. Kështu, përpjekjet e tyre mbetet sterile dhe të pafrytshme. Drita e së vërtetës nuk mund të shuhet me gënjeshtra, por do të vazhdojë të ndriçojë rrugën për njerëzimin.

 

Drilon Gashi

Libri: Profetësitë e Muhamedit a.s.

 

---------------------------------------------

[1] Tirmidhiu (2288).

[2] Hastings, James, Enciklopedia e Riligjimit dhe Etikës, Vol X, fq.540

[3] Burimi: Hastings, James, Dictionary of the Bible, fq 105

[4] Burimi: Encyclopedia Judaica, vëllimi 4, 863.

[5] Wegner, Paul D. Udhëtimi nga tekstet në përkthime. 1999. Grand Rapids: Librat e Bakerit, fq. 250).

[6] New Catholic Encyclopedia Vol 9, f.1001

[7] Sahih Bukhari Vëllimi 6, Libri 60, Numër 478

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...