Vehabitë e “xhihadit” thonë se gjykimi me diçka tjetër pos asaj që ka zbritur Allahu është kufër që e nxjerr personin prej fesë. Ata për këtë bazohen në fjalët e Allahut xh. sh: […gjykimi (vendimi, ligjvënia dhe pushteti)I takon vetëm Allahut…](Enam, 57), dhe në fjalën e Allahut xh. sh : [. . . E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Allahu, ata janë mohues], (Maide, 44).

Ata kanë thënë se edhe vetëm kënaqshmëria me një ligj të tillë, ka të njëjtin tretman, pra është kufër, edhe nëse personi fare nuk gjykon me të. Po kështu, kufër është edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, votimi dhe lejimi i një gjejë të tillë. Bile, disa prej tyre kanë shkuar edhe më larg dhe kanë përmendur se edhe kush i quan gjykatat e shtetit me emrin: Gjykata e drejtësisë, bën kufër të qartë dhe del prej fesë, sepse e ka emërtuar me drejtësi atë që Allahu e ka quajtur kufër[1]!!!

Themi: Transmeton Buhariu dhe Muslimi, se pejgamberi a. s ka thënë: Kurvari në momentin që bën zina nuk është besimtar, hajni në momentin që vjedh nuk është besimtar dhe pijaneci në momentin që pi raki nuk është besimtar”.

Nga ky hadith mund të kuptojmë se: ai i cili e bën njërën prej këtyre punëve duke besuar se ajo është e lejuar, e bën asgjë dhe tallet me dispozitën e ndalesës së Zotit, ai është qafir, pa dyshim. Ndërsa kush vepron diçka prej kësaj, duke e ditur se është haram dhe po bën një gjynah të madh, i shtyrë nga epshi dhe durimi i dobët në harame, ai është gjynahqar dhe mëkatar, e nuk është qafir. Shkelja e haramit këtu në këtë veprim është argument I dobësimit të imanit të tij, për atë arsye në hadith ka ardhur shprehja “nuk është besimtar”, e nuk ka thënë: Nuk është mysliman.

Edhe në meselenë e gjykimit me atë që nuk e ka zbritur Allahu, ne duhet gjithsesi të dallojmë mes atij që e vepron një gjë të tillë duke besuar se udhëzimi i dikujt tjetër është më i përsosur sesa udhëzimi i profetit s. a, apo është më afër drejtësisë dhe rregullon më mirë interesin e popullit, dhe mes atij që e vepron këtë gjë nga pamundësia dhe dobësia. I pari është qafir, ndërsa I dyti është gjynahqar, e jo qafir. I pari është qafir (mohues I fesë islame), sepse ka besuar se ligji I njeriut është më I mirë sesa ligji I Allahut, e me këtë ka mohuar dijen e Allahut.

Ja argumenti i qartë për këtë që e thamë:

Ka transmetuar Ibën Xherir Taberiu dhe Ibën Ebi Hatim nga Ibën Abasi se për komentin e fjalës së Allahut : [. . . E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Allahu, ata janë mohues] (Maide, 44), ka thënë: “Kush e mohon atë që ka zbritur Allahu, bën kufër, e kush e pranon atë, mirëpo nuk gjykon me të, ai është zullumqar gjynahqar”.

Ka përmendur edhe Seid Ibën Mensuri dhe Muhamed Ibën Naser Mervezij nga Ibën Abasi se për komentin e ajetit paraprak ka thënë gjithashtu: “Nuk është kufri për të cilin ju po mendoni”.

Ka transmetuar edhe imam Tahaviu në Mushkil Athar nga Ibën Abasi po ashtu se në komentin e ajetit ka thënë: Është kufër (I vogël), e jo kufër sikur kufri i atij që ka mohuar Allahun, Ditën e Fundit, librat dhe profetët e Tij”.

Zingjiret e këtyre transmtimeve nga Ibën Abasi nëse mblidhen tok, e përfocojnë njëri tjetrin dhe arrijnë gradën e hadithit të saktë, pa dyshim [2].

Sikur fjala e Ibën Abasit, kanë thënë edhe shumica e tefsirologëvë të Kuranit.

Mirëpo, pasi kundërshtari në këtë mesele nuk pajton me këtë dhe as që i intereson çfarë kanë thënë kolosët e mëdhenj të tefsirit, atëherë do të mundohemi ti sjellim disa tekste nga dijetarët që ata i donë dhe i respektojnë.

Ka thënë Ibën Ebi Izi në komentin e Tahavijes: “Këtu kemi një çështje të cilën duhet ta kuptojmë mirë, e që është se gjykimi me diçka tjetër pos asaj që ka zbritur Allahu ka mundësi të jetë kufër që të nxjerr nga feja, dhe ka mundësi të jetë gjynah, kjo varësisht prej hallit të gjykatësit. Nëse ai beson se gjykimi me atë që ka zbritur Allahu nuk është obligim apo se ka të drejtë zgjedhjeje apo e diskrediton atë pasi që iu është bërë e ditur se ai ligj është ligj i Allahut, atëherë kjo është kufër I madh. E nëse e beson obligueshmërinë e gjykimit më atë që ka zbritur Allahu, por ia kthen shpinën, duke e ditë se po bën gjynah, atëherë ky është mëkatar, dhe quhet mohues në kuptimin metaforik ose themi se ka rënë në kufrin e vogël”. (Përfundoi fjala e tij).

Disa ëehabij mendojnë se shejhu i tyre Ibën Tejmije e ka bërë qafir atë që nuk gjykon me ligjet që I ka zbritur Allahu dhe nuk e ka dalluar rastin kur personi nuk e beson obligueshmërinë e gjykimit me atë që ka zbritur Allahu dhe kur e beson në brendësinë e vet shpalljen e Allahut, mirëpo bën gjynah duke e pasuaar epshin e tij e jo dispozitat e sheriatit.

Themi: Atë që kemi gjetur në librat e tij, është e kundërta.

Ibën Tejmije, ka thënë: “S’ka dyshim se ai që nuk e beson obligueshmërine e gjykimit me atë që Allahu i ka zbritur të dërguarit të Tij, është kafir. Ai I cili e lejon të gjykojë mes njerëzve me atë që ai e sheh drejtësi, duke mos pasuar atë që ka zbritur Allahu, ai është qafir. Shumë prej atyre që mbahen si mysliman, gjykojnë me kanune të cilat nuk I ka shpallur Zoti, sikurse që janë disa kanune të malësive të cilave ata iu nënshtrohen dhe besojnë se me këtë duhet të gjykohet , e jo me Kuran e sunet të profetit;kjo padyshim se është kufër. Këta njerëz, në momentin që njoftohen se nuk lejohet gjykimi pos me atë që ka zbritur Allahu dhe nuk e aplikojnë këtë, por vazhdojnë ta lejojnë gjykimin me këto kanune, bëhen qafirë, përndryshe nëse vazhdojnë të mos e dinë, atëherë ata janë injorantë. Allahu I madhëruar I ka urdhëruar gjithë myslimanët, kudo që janë, që kur dëshirojnë të gjykojnë, të kthehen tek Allahu dhe I dërguari I Tij. Ka thënë Allahu I: [ Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht ] (Nisa, 65). Kush nuk e respekton ligjin e Allahut dhe të profetit të Tij, Allahu është betuar se ai nuk është besimtar. Ndërsa, nëse e respekton ligjin e Allahut në brendësinë dhe anën e jashtme të tij, mirëpo bën gjynah dhe pason epshin e tij, atëherë ky bën pjesë në grupin e mëkatarëve. Ky ajet është prej atyre ajeteve me të cilin argumentohen havarixhët se udhëheqësit e myslimanëve të cilët nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu janë qafirë, dhe pretendojnë se kjo bindje e tyre është gjykim I Allahut. Dijetarët kanë folur shumë rreth kësaj çështje. Për këtë që përmenda, dëshmon konteksti I këtij ajeti”[3]. (Përfundoi fjala e tij).

Qartë shihet se fjala e tij kur thotë: ( Ndërsa nëse e respekton ligjin e Allahut në brendësinë dhe në anën e jashtme të tij, mirëpo bën gjynah dhe pason epshin e tij, atëherë ky është në grupin e mëkatarëve ), nuk e ka për qëllim respektimin në kuptimin e praktikikës në vepër, sepse, sikur ky ti praktikonte dispozitat e Allahut të Madhëruar nuk do të ishte gjynahqar që ka pasuar epshin e vet. Ibën Tejmija këtu me respektim të brendshëm dhe të jashtëm ka synuar nënshtrimin jo vetëm me gjuhë, por me gjuhë dhe me zemër. Domosdo kështu duhet ta kuptojmë fjalën e Ibën Tejmijës, në mënyrë që ti ikim kontradiktës.

Ibën Tejmija në një vend tjetër thotë: “Kush vije me imanin e obliguar, e ka merituar shpërblimin…Sqarimi I kësaj: Te njeriu nganjëherë ka mundësi që të gjenden degë prej degëve të besimit dhe degë prej degëve të dyfytyrësisë (nifakut), dhe ka mundësi të jetë mysliman e tek ai të gjendet kufër I cili nuk është kufër I vërtetë që të nxjerr nga islami, ashtu siç kanë deklaruar sahabët, Ibën Abasi dhe të tjerët si ai kur kanë thënë: “Kufër që është nën gradën e kufrit të vërtetë”. Ky është mendimi i shumicës dërrmuese të selefit dhe është ajo që e ka potencuar edhe imam Ahmedi dhe dijetarët e tjerë… njëjtë pra, ashtu siç ka thënë Ibën Abasi dhe nxënësit e tij për ajetin Kuranor: [. . . E, ata që nuk gjykojnë sipas asaj që ka shpallur Allahu, ata janë mohues] (Maide, 44); kanë thënë: Ky është kufër që nuk të nxjerr nga mileti islam”[4].

Ibën Tejmije në një vend tjetër ka thënë: ”Kujt i arrin thirrja e profetit në vendet e kufrit dhe i bëhet e ditur se ai është i dërguar i Allahut me të vërtetë, pastaj beson në të dhe në atë që iu ka zbritur atij, dhe i frikohet Allahut me atë që ka mundësi-ashtu siç bëri Nexhashu dhe të tjerët si ai- dhe nuk i mundësohet shpërngulja në vendet islame dhe as praktikimi i të gjitha ligjeve të islamit për arsye se ai pengohet nga shpërngulja dhe nga praktikimi I lirë I fesë së tij, apo nuk ka te kush ti mësojë të gjitha rregullat islame, ky është besimtar (mumin), prej banorëve te xhenetit, dhe rasti I tij është sikur rasti i Jusufit alejhi selam kur ishte në mesin e popullit të Egjiptit. Ata ishin qafirë dhe ai nuk kishte mundësi ta praktikonte mes tyre të gjithë atë që e kishte mësuar prej fesë islame. Ai I thirri në teuhid dhe besim, por ata nuk e dëgjuan. Allahu për besimtarin e familjes së Firaonit tha: [ Edhe Jusufi qysh herët ju pat ardhur me argumente të qarta e ju gjithnjë ishit në dyshim ndaj asaj që ju pat sjellë, derisa edhe kur vdiq ai, ju patët thënë: "All-llahu nuk do të dërgojë pas tij pejgamber!" Ashtu All-llahu e bën të humbur atë që është i shfrenuar, i dyshimtë ] (Gafir, 34). Po kështu edhe Nexhashiu. Ai, edhe pse ishte mbret I krishterëve, populli I tij nuk e dëgjoi për të hyrë në Islam. Bashkë me të besuan vetëm pak veta dhe shumica e dispozitave të islamit nuk patën mundësi të depërtonin tek ta. Ai as nuk bëri shpërngulje e as nuk e kreu haxhin. Bile transmetohet se nuk I ka falur as edhe pesë namazet e obligueshme, as nuk ka agjëruar, e as nuk e ka dhënë zekatin…Ne e dimë se ai nuk kishte mundësi të gjykonte me sheriatin e Zotit mes tyre, edhe pse Allahu ia kishte bërë obligim profetit të Tij në Medine që kur të vijnë ithtarët e librit tek ai, të gjykonte mes tyre me atë që I kishte zbritur Allahu, mirëpo Nexhashiu nuk pati mundësi ta bëntë një gjë të tillë, sepse populli I tij nuk nënshtroheshin ndaj kësaj dhe nuk e pranuan këtë. Shumë herë ndodh që një kadi mysliman të jetojë në një vend ku ka myslimanë dhe qafirë për shembull, dhe dëshiron ti praktikojë disa dispozita sheriatike të drejtësisë, mirëpo nuk e bën këtë sepse nuk i jepet mundësia. Allahu nuk e obligon askënd përtej mundësive që ka. Nexhashiu dhe të ngjashmit me të, do të jenë të lumtur në xhenet, edhe pse nuk I kanë praktikuar shumë dispozita të Allahut, sepse nuk iu dha rasti dhe vazhduan të gjykonin me ato ligje që i kishin në dorë” [5]. (Përfundoi fjala e tij).

Themi: Kushdo që hyn në parlament dhe del e voton në zgjedhje, duke menduar se kjo është një rrugë prej rrugëve për të ardhur deri te gjykimi me ligjet ma të mira të Zotit, edhe pse momenti nuk ia lejon këtë, ky person përkundrazi është i shpërblyer.

Kanë gabuar ata vehabij që thonë se kjo çështje ka të bëj me meselenë e akidesë që quhet “kënaqjja (rida) me ato ligje që nuk janë të Allahut”. Pastaj, edhe nëse fare nuk na ipet mundësia e praktikimit të ligjeve të Zotit, mënyra e vetme për ti marrë të drejtat tona është kjo që bëhet sot. Deputeti mysliman, edhe pse nuk mund të qeverisë me ligjet ma të mira të Zotit, ai mund ta ketë një zë me tëpër që ndalon dukuritë negative, mund të ndajë më shumë drejtësi sësa një deputet që si frikohet Allahut dhe mund ti ndihmojë më shumë popullit dhe kombit të tij për hatër të Zotit.

Ai që thotë se në parlamente nuk ka mundësi të vie deri te praktikimi I ligjit të Allahut përnjëherë, kjo është e vërtetë. Mirëpo është obligim për udhëheqësin I cili është mysliman, që i beson Allahut dhe ditës së gjykimit, të mundohet të aplikojë gradualisht ligjet e mirëfillta që frymojnë islamin e pastër. Mos të harrojmë pa përmendur se, jo çdo kanun apo ligj demokratik që aplikohet sot në shtetet islame apo perëndimore është kundër sheriatit islamik dhe kundër asaj që ka thënë njëra prej medh’hebeve juridike islame.

Përfundimisht, gradualiteti në punë të mira është princip islam. Kështu veproi edhe profeti përgjatë thirrjes dhe praktikimit të islamit, kështu vepruan edhe gjeneratat e hershme (selefi).

Në fillim të islamit, është mese e ditur dhe s’ka fare dyshimi se obligim për myslimanët ishte vërtetimi I besimit në zemra dhe forcimi I kushteve të imanit, tek pas kësaj filluan të zbrisnin dispozitat, urdhrat dhe ndalesat, njëra pas tjetrës.

Sa për gradualitetin në davet dhe praktikimin e sheriatit, këtë e ligjësoi vet profeti, në fund të jetës së tij, kur e dërgoi Muadh ibën Xhebelin në Jemen. Tregimi është I njohur.

Disa vehabij e mohojnë gradualitetin e praktikimit të dispozitave sheriatike dhe thonë se nuk ka pasur asnjë kalif që e ka vepruar këtë.

Mirëpo kjo është gabim, pasi kalifi I pestë islam, Omer ibën Abdulazizi e ka vepruar këtë përgjatë sundimit të tij. Kjo është e vërtetuar në librat e historisë dhe e dinë fort mirë dijetarët.

Kaq në këtë shpejtësi për këtë tematikë, dhe gjitha falënderimet janë për Allahun e madhëruar.

Shkrimi është bazuar në disa elaborimet shkencore të Sallahuddin Idlibiut.

Hoxhë: Drilon Ibrahim Gashi

[1] Shiko: "Ibratu fi ma verade fil gazvi" fq. 246, të Siddik Hasen Han.

[2] Disa janë munduar ta dobësojnë këtë hadith me çdo kusht, e kur e kanë parë se s’kanë mundësi ta bëjnë këtë, kanë thënë se qëllimi I Ibën Abasit ka qenë kur kadiu mysliman gjykon në një apo dy raste me atë që nuk e ka zbritur Allahu.
Them: Kjo fjalë e tyre është e çuditshme dhe jologjike. Sikur gjykimi të ishte kufër, nuk do të kishte dallim rasti prej rastit, e as një rast prej shumë rasteve.

[3] ولا ريب أن من لم يعتقد وجوب الحكم بما أنزل الله على رسوله فهو كافر فمن استحل أن يحكم بين الناس بما يراه هو عدلا من غير اتباع لما أنزل الله فهو كافر فإنه من أمة إلا وهي تأمر بالحكم بالعدل وقد يكون العدل في دينها ما رآه أكابرهم بل كثير من المنتسبين إلى الإسلام يحكمون بعاداتهم التي لم ينزلها الله سبحانه وتعالى كسوالف البادية وكأوامر المطاعين فيهم ويرون أن هذا هو الذي ينبغي الحكم به دون الكتاب والسنة وهذا هو الكفر فإن كثيرا من الناس أسلموا ولكن مع هذا لا يحكمون إلا بالعادات الجارية لهم التي يأمر بها المطاعون فهؤلاء إذا عرفوا أنه لا يجوز الحكم إلا بما أنزل الله فلم يلتزموا ذلك بل استحلوا أن يحكموا بخلاف ما أنزل الله فهم كفار وإلا كانوا جهالا كمن تقدم أمرهم وقد أمر الله المسلمين كلهم إذا تنازعوا في شىء أن يردوه إلى الله والرسول فقال تعالى يا أيها الذين آمنوا أطيعوا الله وأطيعوا الرسول وأولى الأمر منكم فإن تنازعتم في شيء فردوه إلى الله والرسول إن كنتم تؤمنون بالله واليوم الآخر وذلك خير ؤأحسن تأويلا (سورة النساء). وقال تعالى فلا وربك لا يؤمنون حتى يحكموك فيما شجر بينهم ثم لا يجدوا في أنفسهم حرجا مما قضيت ويسلموا تسليما (سورة النساء). فمن لم يلتزم تحكيم الله ورسوله فيما شجر بينهم فقد أقسم الله بنفسه أنه لا يؤمن وأما من كان ملتزما لحكم الله ورسوله باطنا وظاهرا لكن عصى واتبع هواه فهذا بمنزلة أمثاله من العصاة وهذه الآية مما يحتج بها الخوارج على تكفير ولاة الأمر الذين لا يحكمون بما أنزل الله ثم يزعمون أن اعتقادهم هو حكم الله وقد تكلم الناس بما يطول ذكره هنا وما ذكرته يدل عليه سياق الآية. (منهاج السنة النبوية, م 5, ص84- المكتبة الشاملة).

[4] وأنه من أتى بالإيمان الواجب استحق الثواب. . . وتمام هذا أن الإنسان قد يكون فيه شعبة من شعب الإيمان، وشعبة من شعب النفاق، وقد يكون مسلماً وفيه كفر دون الكفر الذي ينقل عن الإسلام بالكلية، كما قال الصحابة ابن عباس وغيره : كفر دون كفر . وهذا قول عامة السلف، وهو الذي نص عليه أحمد وغيره . . . كما قال ابن عباس وأصحابه في قوله : { وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللّهُ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ } [ المائدة : 44 ] قالوا : كفر لا ينقل عن الملة، وكفر دون كفر، وفسق دون فسق، وظلم دون ظلم . ( "الإيمان الكبير لابن تيمية" و "مجموع الفتاوى").

[5] من بلغته دعوة النبي صلى الله عليه وسلم في دار الكفر وعلم أنه رسول الله فآمن به وآمن بما أنزل عليه واتقى الله ما استطاع كما فعل النجاشي وغيره ولم يمكنه الهجرة إلى دار الإسلام ولا التزام جميع شرائع الإسلام لكونه ممنوعا من الهجرة وممنوعا من إظهار دينه وليس عنده من يعلمه جميع شرائع الإسلام فهذا مؤمن من أهل الجنة كما كان مؤمن آل فرعون مع قوم فرعون وكما كانت إمرأة فرعون بل وكما كان يوسف الصديق عليه السلام مع أهل مصر فإنهم كانوا كفارا ولم يكن يمكنه أن يفعل ومهم كل ما يعرفه من دين الإسلام فإنه دعاهم إلى التوحيد والإيمان فلم يجيبوه قال تعالى عن مؤمن آل فرعون (ولقد جاءكم يوسف من قبل بالبينات فما زلتم في شك مما جاءكم به حتى إذا هلك قلتم لن يبعث الله من بعده رسولا) (سورة غافر). وكذلك النجاشي هو وإن كان ملك النصارى فلم يطعه قومه في الدخول في الإسلام بل إنما دخل معه نفر منهم. . . وكثير من شرائع الإسلام أو أكثرها لم يكن دخل فيها لعجزه عن ذلك فلم يهاجر ولم يجاهد ولا حج البيت بل قد روى أنه لم يكن يصلي الصلوات الخمس ولا يصوم شهر رمضان ولا يؤدي الزكاة الشرعية لأن ذلك كان يظهر عند قومه فينكرونه عليه وهو لا يمكنه مخالفتهم ونحن نعلم قطعا أنه لم يكن يمكنه أن يحكم بينهم بحكم القرآن والله قد فرض على نبيه بالمدينة أنه إذا جاءه أهل الكتاب لم يحكم بينهم إلا بما أنزل الله إليه وحذره أن يفتنوه عن بعض ما أنزل الله إليه وهذا مثل الحكم في الزنا للمحصن بحد الرجم وفي الديات بالعدل والتسوية في الدماء بين الشريف والوضيع النفس بالنفس والعين بالعين وغير ذلك والنجاشي ما كان يمكنه أن يحكم بحكم القرآن فإن قومه لا يقرونه على ذلك وكثيرا ما يتولى الرجل بين المسلمين والتتار قاضيا بل وإماما وفي نفسه أمور من العدل يريد أن يعمل بها فلا يمكنه ذلك بل هناك من يمنعه ذلك ولا يكلف الله نفسا إلا وسعها وعمر بن عبد العزيز عودي وأوذي على بعض ما أقامه من العدل وقيل إنه سم على ذلكفالنجاشي وأمثاله سعداء في الجنة وإن كانوا لم يلتزموا مع شرائع الإسلام ما لا يقدرون على التزامه بل كانوا يحكمون بالأحكام التي يمكنهم الحكم بها

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...