Këto janë disa transmetime që vëjnë në pah disa bindje akaidore të imamit të medh’hebit hambeli, Imam Ahmedit r. a, bindje këto që sipas vehabive dhe akides së tyre konsiderohen kufër i madh, shirk, bidat, dervishizem, adhurim varrezash dhe humbje. . . dhe ai person që i vepron këto idhujtari nuk lejohet të falemi pas tij, sepse është heretik dhe murted-i dalë nga feja islame.

Mirëpo, nëse neve shikojmë me një sy kritik shkencor, gjejmë se vet imami i medh’hebit hambeli, Ahmed ibën Hanbeli i ka bërë dhe lejuar këto gjëra, e lerë më dijetarët e tjerë islam.

Për çfarë veprimesh e kemi fjalën?!

1- Lutja dhe thirrja e atij që s’është present, f. v. e melaikeve:

Fillimisht duhet të dimë se Muhamed ibën Abdulvehabit dhe pasuesit e tij thonë hapur se: “Cdo kush i cili kërkon ndihmë (istigathe) apo mbrojtje (istiane) duke i thirrur (nida) melekët, profetët apo xhinët, ai është politeist. I tilli ka bërë shirk të madh, që e nxjerr nga feja islame”[1].

Një ndër kapitujt e librit të Muhamed ibën Abdulvehabit-“Kitabu Teuhid”është edhe titulli: “Prej shirkut (të madh) është kërkimi i ndihmës nga dikush tjetër përpos Allahut”(qoftë i thirruri melek i afërt apo profet i zgjedhur)” [2].

Tani le ta krahasojmë këtë doktrinë, me akiden e prijësit të hambelive -Imam Ahmedit r. a.

-Transmeton djali i Imam Ahmedi, Abdullahu, në librin e tij të titulluar“Mesail Imam Ahmed[3]”(fq 217), ku thotë: "Kam dëgjuar babanë tim (Imam Ahmedin) të thotë: “Kam kryer haxhin pesë herë, dy prej tyre i kam bërë hipur në kafshë, e tre tjerë në këmbë, ose; tre hipur dhe dy në këmbë, e një dite isha duke ecur për në haxh dhe kishim humbur rrugën, e unë fillova të them(të thërras melaiket për ndihmë): "O robër të Allahut, na tregoni neve rrugën", e pastaj tha: Qëndrova kështu duke thirrur, derisa e gjeta rrugën". Abdullahi (në fund të këtij transmetimi) tha: Ose siç tha babai im”.

Thashë: Mendojeni! Imam Ahmedi këtu kërkon ndihmë dhe thërret dikë që është joprezent (melaiket)

Transmetimin e gjejmë edhe tek libri i imam Bejhekiut“Shuabul iman- ( nr. 7697-vëll. 6/fq. 128)).

Albani e konsideron të saktë këtë transmetimin gjithashtu. Shiko Silsile Hadith daifa (2/ 109), ku ka thënë: “Duket se hadithin që e transmeton Ibën Abbasi, Imam Ahmedi e ka konsideruar të fortë , sepse ka punuar me të në qështje akaidore, ashtu siq na tregon Abdullah i biri i tij në librin"MESAIL-fq( 217)".
Po ashtu këtë veprim të Imam Ahmedit e përcjelll edhe el -Bejheki në" SHUAB "( 2/455/2 ) dhe Ibn Assaker ( 3/72/1 ) nga Abdullahu, me zingjir të saktë”.

Pastaj Albani vazhdon e thotë: ”Këtë çfarë e ka vepruar Imam Ahmedi, ka hadith me të cilin ai është argumentuar, e hadithi është ky: Ka thënë Muhamedi alejhi selam: "Nëse ndonjëri prej jush humb diçka , ose ndonjëri prej jush dëshiron të kërkoj ndihmë , dhe është në një tokë të shkretë(shkretëtirë), e nuk ka njeri, atëherë le të thotë: O rob të Zotit më ndihmoni , o rob të Zotit më ndihmoni, sepse Allahu ka robër të cilët ne nuk i shohin ata . (Transmeton imam Tabarani në "Kebir "( 6/55/1 ).
Gjithashtu, transmeton imam Bazzari nga Ibn Abbasi r. a, hadithin ku thotë: "Zoti i plotfuqishëm ka engjëj tjerë në tokë përveç ruajtësve(ata që e ruajnë njëriun nga të ligat), të cilët shkruajnë cfarë bie nga pemët , e në qoftë se ndonjë nga ju ka një vështirësi dhe gjendët në një tokë ku ska njeri, atëherë le të thëllras: O robë të Zotit ndihmomëni " .

Hafez ibën Haxheri gjithashtu tha në “Sherh ibën Alan " (5/ 151) : " Ky është një hadith i mirë, mirëpo është shumë i vetmuar .

Pastaj Albani tha : Duket se këtë hadithin e Ibn 'Abbasit që Ibën Haxheri e ka konsideruar të mirë, Imam Ahmedi e konsideronte të forë , sepse ai punojë me të, sic transmetoi Abdullahun , birin i tij në librin" Mesail " ( 217) : "E kam dëgjuar babai im thotë : Kam kryer haxhin pesë herë . . . etj ". (Përfundoi fjala e tij) [4].

2-Bereqeti me qimen e flokut të pejgamberit dhe ujin e zemzemit

Transmeton Dhehebiu dhe thotë:

“Prej miresjelljeve të tij (dmth Imam Ahmedit) , ka përmend Abdullah iben Ahmedi, i cili thotë: ”Unë pashë babain tim duke marrë një prej qimeve të flokëve të Profetit, paqja qofte mbi të, e vendoste ate në gojen e tij dhe e puthte (për bereqet) .

Dhe kujtoj, e pashë atë duke marre (dmth. fijen e flokut te Profetit as. ) dhe duke e vendosur ne syrin e tij, dhe, gjithashtu e fuste në ujë e pastaj e pinte ujin, duke kërkuar kështu shërim prej saj.

Dhe e pashë atë (Ahmedin) duke e marre një tas të profetit as. pastronte atë mes të ujit, pastaj pinte në te.

E kam pa gjithashtu se kur pinte zemzem kërkonte sherim me të, ferkonte pastaj duartë dhe fytyren e tij”.

Thashe (thënësi Dhehebiu) : ”Cili është ai që do të kundërshtojë dhe urrejë këto veprime të Imam Ahmedit?

3-Teberruku me dhomën dhe varrin e bekuar të profetit

Thashë: Është vërtetuar gjithashtu se kur Abdullahu e pyeti babanë e tij për atë të cilin e prekë shtyllën e mimberit te profetit alejhi selam (për kërkim bereqeti) , dhe prekë (fërkon) dhomën e tij të bekuar?Ai (Imam Ahmedi) tha: "Unë nuk shoh asgjë të gabuar (la be’s bihi) ".

Kur Dhehebiju përmendi këtë transmetim tha: “Kërkojme sterhim tek Allahu prej opinioneve te havarixhëve dhe prej bidateve” [5].

Në librin “El Ilel ve marifetu rixhal”të Imam Ahmed Ibën Hambelit (vell. 2, fq. 492) , trs. nr (3243) , thuhet : “E kam pyetur Imam Ahmedin r. a (këtë e thotë nxënësi i Imamit që e transmeton këtë libër prej tij) për një njeri që prek mimberin e Profetit, paqja qofte mbi të, dhe kërkon bereqet (bekim) me prekjen e tij dhe puthë atë, dhe bën me varrin e Muhamedit as. po këtë gjë ose diçka kështu, duke dëshiruar me këtë (veprim) afërsinë e Allahut të Plotëfuqishëm? Ai u përgjigj: "Nuk ka asgjë të keqe me këtë (la be’se bi dhalike) ".

4- Betimi në profetin a. s.

Ibën Tejmije në librin e tij: Mexhmu'ul Fetava”, thotë: “Transmetohet nga Ahmed ibn Hanbeli se ai është betuar në Profetin, (duke e argumentuar këtë veprim) , se besimi obligohet në të veçaërisht, gjithashtu obligohet përmendja e tij në dy deshmitë mvetësisht, po keshtu në ezan. Pra besimi ne te është besim i domosdoshëm dhe nuk e shoqëron atë askush në këtë specifikim, (pra në lejesën e betimit me emrin e tij, sikur thotë thënësi”Pasha Muhamedin as, kjo lejohet vetëm për profetin, jo për dikë tjetër, …etj) .

Tha Ibni Ukajli: "Betimi me profetin lejohet thjeshtë (në medhhebin hambeli) sepse ai është profet”…[6].

Pas këtyre transmetimeve, I pyesim ata që rrahin gjoks se pasojnë akidenë e imam Ahmedit: Cfarë thotë akideja juaj vehabiste për një njeri që kërkon ndihmë nga dikush tjeter përpos Allahut, psh. kërkon ndihmë (istigathe) nga melaiket, dhe po ai njeri e lejon “teberrukun” marrjen e bereqetit nga dheu i varrit të Muhamedit as, e po kështu bën tevesul në dua me profetin bile edhe betohet në të?! Cfarë norme fetare ka ky njeri sipas akides suaj?!

Këtu ju keni në favor dy zgjidhje:

-Ose të deklaroheni se akideja e Muhamed ibën Abdulvehabit është gabim, dhe ta flakeni atë.

-Ose të distancoheni prej imam Ahmedit dhe ta konsideroni bidatgjij dhe kafir.

Secila prej dy opsioneve do të jetë e ithët për ju.

Përpiloi hoxhë: Drilon I. Gashi

[1] Shiko për këtë në Fetvatë e Komisionit të Përhershëm të Dijetarëve Saudit, vëllimi parë, fq: 75.

[2] * Vërejtje: Fjalët mes kllapave janë tonat, pasi një shpjegim të tillë e përmban konteksti I fjalëve të autorit dhe këtë e kanë pohuar gatise gjithë komentuesit e librit të teuhidit; se fjala ka të bëj me shirk të madh, e jo të vogël.

[3] Libri “mesail”konsiderohet prej librave me të vjetra dhe themelore, pa asnjë dilemë, në medh’hebin hanbeli. Aty janë të ruajtura fetvatë e Imam Ahmedit, të cilat na i transmetoi vete djali i tij, Imam Abdullahu.

[4] Shiko (Silsile Ehadith Daifa, vëll. 2, fq: 111).

*Imami Neveiu r. a thotë: Ky hadith është me të provuar. Një shokut tim i ka ikur kafsha në shkretëtirë, edhe ai ka thirrur: O robër të Allahut kapeni atë, edhe kafsha në moment është ndalur. (Shiko : Sherh Sahih Muslim të Neveviut).

Thashë: Kjo çfarë përmendet në këto hadithe, siç kemi sqaruar edhe në temat tjera, është thjeshtë një marrje e shkaqeve dhe sebepeve të cilat Zoti i ka bërë të lejuara, e nuk është shirk sikur mendojnë disa, e me këtë fjale i kundërshtojnë edhe këto hadithe, e poashtu i bëjnë kafirë muslimanët qe i praktikojnë ato.

[5] Shiko: “Sijer Alamu Nubela” (vëll. 11, fq. 212).

[6] Mexhmu'ul Fetava” (vëll. 27, fq. 349).

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...