Disa selefij mohojnë argumentin logjik, me pretekstin se logjikat qenkan të shumta dhe kontradiktore!!!

Xhevapi ndaj tyre ka shumë përgjigje, le ta zgjedhin cilën të dëshirojnë!

1- U thuhet atyre: Ju gjykuat se çështjet logjike janë kontradiktore? Në çfarë u bazuat? Qysh e ditët këtë?

Nëse thonë: E ditëm me logjikë, e kanë kundërshtuar vetveten e tyre dhe kanë rënë në kontradiktë. Vetëm budallai mohon diçka e pastaj argumentohet me të! E nëse thonë: E kemi ditur me lajm;i pyesim:Me çka e ditët se lajmi që u ka ardhur është i saktë e jo i rrejshëm? Nëse thonë e kemi njohur me shqisa, janë bërë kryeneçë.

2-Pastaj i pyesim: A janë kundërshtuar të logjikshmit me mendjet e tyre në shkencën e matematikës, fizikës, kimisë dhe biologjisë?

3-Gjithashtu i pyesim: Pse sheriati e ka konsideruar mendjen shart të teklifit dhe ka thënë se pa mendje njeriu nuk është i obliguar nga ana e Allahut?!

Nësë thonë: Allahu e ka bërë mendjen kusht të teklifit, në mënyrë që ta kuptojë urdhrin dhe ndalesën sheriatike. Në këtë rast u themi: Si kam mundësi që Ligjvënësi të sigurohet se kuptimi i robit bazuar në mendjen e tij është i saktë, kurse ju pretenduat se mendjes nuk mund ti besohet e as nuk është e sigurtë.

5-I pyesim: A i mohoni ju të vërtetat që të menqurit i kanë njohur me logjikën e tyre? Nëse i mohojnë, atëherë janë rreshtuar me filozofët sofistikë të cilët kanë dyshuar në realitetet e gjërave. Në këtë rast nuk ia vlenë të polemizohen. E nëse kthehen e i pranojnë të vërtetat logjike, atëherë e kanë lënë medh’hebin e tyre dhe janë bashkuar krah të mençurve.

Pastaj themi se proceset logjike nuk janë kontradiktore, dhe mendimtarët janë kundërshtuar në mes vete për shkak të paaftësisë së logjikës së tyre në arritjen e argumentit dhe për shkak të shkurtëpamësisë së kushteve të saj. Kështu disa prej tyre kanë pretenduar se kanë përdorur logjikën, e në realitet ata kanë gjykuar me hamendje dhe kanë folur hava.

Marrim një shembull: Nëse pyesim një grup njerëzish: Sa bëjnë tri here tri? Të mençurit nuk dyshojnë se përgjigja është nëntë. Ndërsa nëse pyeten: Sa bëjnë trembëdhjetë here trembëdhjetë? Ndoshta përgjigja e tyre në këtë rast dallon për shkakun që përmendëm, e jo se çështja logjike në vetvete nuk përputhet në këtë numër.

Mund ta provosh këtë që po themi edhe me sy. Kur hëna është e plotë ne natën e kthjellët, shikuesit nuk kanë mospajtim rreth saj. Mirëpo për shikimin e hënës së re në fillim të muajit, ndodh ndoshta mospajtimi për shkak të dobësisë së shikimit, ose për shkak të ndonjë problemi tjetër tek shikuesi. Po kështu edhe logjika, për të cilën po flasim.

Argumentimi logjik është vërtetuar nga të gjithë te mençurit dhe s’ka kundërshtuar në këtë pikë përpos inatçiu. Njeriu, më shumë se çdo gjë tjetër, është arsye. Të gjithë të mençurit, përdorin mendjen e tyre për ti dalluar gjërat e dobishme nga gjërat që bëjnë dem.

Ai i cili e kundërshton këtë logjikë që vetë e përdorë, është renditur krah budallenjve dhe kafshëve.

Thënë me shkurt: Mohimi i argumentit logjik është vetë çështje logjike. Kështu u asgjësua mendimi i tyre dhe u dëshmua ajo çfarë thamë [1].

Pjesë e shkëputur nga libri im: Deti i Kelamit në Usulidin

_________________________

[1]

Thashë: Këta njerëz i ndalojnë njerëzit nga meditimi logjik gjithashtu, sepse nëse ti shikon dhe gjurmon në akiden e tyre do të zbulosh se ajo është e falsifikuar. Kokat e tyre e kundërshtojnë argumentin logjik, e shajnë Kelamin dhe i largojnë xhematin e tyre prej tij, që ata të mos i marrin vesht gabimet e tyre e pastaj ta braktisin medh’hebin e tyre.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...