Ka një kohë bukur të gjatë që unë personalisht jam distancuar nga mësimet e Muhamed ibën Abdulvehabit. E kam bërë këtë, jo nga injoranca e as nga interesi personal, por me vetëdije të plotë dhe vetëm pasi kam lexuar gjitha libërthat e tij-disa prej tyre i kam pas mësuar edhe përmendsh, dhe jam njohur në detaje me doktrinën e tij.

Kam pas thënë dhe e përsëris se doktrina e Muhamed ibën Abdulvehabit është një doktrinë tekfiri e pastër dhe nga po kjo doktrinë janë frymëzuar dhe po frymëzohen edhe sot e kësaj dite fanatikët dhe ekstremistët.

Kur neve kemi pas kundërshtuar disa prej mësimeve të tij, na kanë lëçitur dhe kundërshtuar me të madhe vëllezërit tanë selefij, duke na thënë se e keni nxjerrë prej kontekstit fjalën e tij, këto janë manipulime dhe shpifje angleze, e keni nga inati dhe xhelozia, etj.

Në këtë temë,do tu referohemi disa fakteve, jo të nxjerra nga konteksti dhe as të dala nga armiqtë, por nga vetë dëshmitë okulare të Ibën Ganamit.

Hysejn ibën Ganami numërohet prej imamëve vehabij dhe ka qenë student i njohur i Muhamed ibën Abdulvehabit. Ishte i dhënë pas historisë dhe me iniciativën e vet Ibën Abdulvehabit filloi të shkruaj historinë e Nexhdit. Shejhu i kishte thënë atij të shkruaj ato që i ka parë dhe dëshmuar dhe ai pastaj iu kishte përveshur kësaj pune.

KUJDES: Libri i tij konsiderohet dokumenti më i saktë që flet për historinë e thirrjes vehabiste edhe sipas vetë vehabive.

NUK DO FLASIM KËTU PËR SHPIFJE “ANGLEZE”, POR PËR LIBRIN E NXËNËSIT TË MUHAMED IBËN ABDULVEHABIT!

Libri “Historia e Ibën Ganamit, apo siç titullohet ndryshe edhe si “Historia e Nexhdit”, realisht është libër tekfiri i qartë. Është prej librave me plot pretendime të rrejshme dhe fantazi e shkelje të rrezikshme gjithashtu. Kur ju lexoni librin (Hitoria e Nexhdit), harroni se po lexoni një libër islame në epokën islame në një vend islam, e lerë më se ajo paraqet realitetin e Gadishullit Arabik në dy Vendet e Shenjta!

Ibn Ganam, e nis historinë e tij me këto fjalë: “Shumica e myslimanëve - në fillim te shekullt te 12 hixhri - kishin rëne në Shirk dhe i ishin kthyer xhahilijetit. U ishte shuar në shpirtrat e tyre nuri i udhëzimit, për shkak të mbizotërimit te injorancës dhe lartësimit te njerëzve me epsh e te humbur. Kështu ata kishin hedhur Librin e Allahut pas krahësh dhe pasuan dalaletin qe ua kishin lënë etrit e tyre, duke kujtuar se eterit e tyre kanë qene me te diturit rreth Hakut dhe me te edukuar rreth rrugës se drejte”.

Gati në çdo faqe të librit, sidomos prej faqes 93 e deri në faqen 205 kur flet për luftërat, do të hasësh në shprehjet si: në vitin kaq dolën dinit ky fis, në vitin kaq bëri herezi filan krahina prijësi i të cilës ishte Sulejmani vëllai u shehjut, në këtë ditë u çlirua filan provinca, këtë kohë u vranë me dhjetëra e qindra mushrikë dhe prej radhëve tona myslimane ranë këta shehidë, këtë muaj shejhu urdhëroi të vritet filan hoxha që fliste keq për dovletin dhe fuste dyshime në radhët e të ligjve, në këtë vaki morëm pre kaq dhe uzurpuam aq...!!!

Të pretendosh se Gadishullin Arabik në kohën e Muhamed ibën Abdulvehabit e kishte kapluar shirku dhe herezia në këtë formë, është paragjykimi dhe blasfemia më e rrezikshme e kohës dhe kundërshton gjitha faktet e tjera historike besnike.

Pa humbur kohë, më lejoni që të paraqes para jush, për herë të parë në gjuhën shqipe, disa çudira nga dëshmitë e Ibën Ganamit. Allahu i mëshiroftë gjithë ata dijetarë e popullatë që janë vrarë nga duart e gjakatarëve!

Thotë Ibën Ganami:

« لما تزايد شر عثمان على أهل التوحيد وظهر بغضه لهم وموالاته لأهل الباطل، وتبين الشيخ صدق ماكان يروى عنه ، وجاء أهل البلاد كافة، وشكوا خشيتهم من غدره بالمسلمين، قال الشيخ حينئذ لمن وفد إليه من أهل العيينة : أريد منكم البيعة على دين اللّه ورسوله وعلى موالاة من والاه ومعاداة من حاربه وعاداه، ولو أنه أميركم عثمان...فلما تحقق أهل الإسلام ذلك، تعاهد على قتله نفر، منهم : حمد بن راشد وإبراهيم بن زيد ، فلما انقضت صلاة الجمعة، قتلوه في مصلاه بالمسجد».

((Kur u shtua sherri i Uthman ibën Mamerit (emir i parë i Nexhdit) kundër pasuesve të Teuhidit dhe u shfaq urrejtja e tij ndaj tyre dhe dashuria e tij nga pasuesve të së kotës, shejhut (ibën Abdulvehabit) iu bë e qartë vërtetësia e asaj që frikohej në fillim për të. Erdhën banorët e gjithë vendit dhe paraqitën frikën e tyre për tradhtinë që ai mund t’ia bëj myslimanëve. Atëherë shejhu iu drejtua delegacionit që kishin ardhur nga Ujejna dhe u tha: Kërkoj prej jush të ma jepni besën e Allahut dhe besën e të dërguarit të Tij, që ti zëmë miq miqtë e Allahut dhe ti armiqësojmë armiqtë e Tij, edhe në qoftë se është emiri juaj Othmani...(pastaj pas pak po aty tha): Kur myslimanët u siguruan për këtë, një grup prej tyre siç ishin Hamd ibën Rashidi dhe Ibrahim ibën Zejdi vendosën ta vrasin atë (mushrik). Pasi përfundoi namazi i xhumasë, e vranë në vendin e tij të faljes, në xhami”!!!))(Fq. 103).

Them: Ky veprim i tyre a nuk përkon me veprimet që po kryen sot ISIS-i? U mbetet juve të gjykoni.

Vazhdon Ibën Ganami duke treguar triumfin e myslimanëve kundër “mushrikëve”, derisa thotë:

(( و في أواخر هذه السنة – 1166 هـ - ارتد أهل منفوحة , و نبذوا عهد المسلمين و طردوا إمامهم ( محمد بن صالح ) فخرج معه في يوم واحد نحو سبعين رجلاً ثم تلاحق الناس بعد ذلك فارين بدينهم )) تاريخ نجد ( ص 106 ) .

((Dhe në fund të këtij viti -1166 h- njerëzit e Menfuhas u bënë heretikë (murtedë,dolën nga feja), thyen besën e myslimanëve dhe e përzunë imamin e tyre (Muhamed ibën Salihun). Më të atë ditë dolën edhe shtatëdhjetë burra. Pastaj këtij evakuimi iu bashkëngjitën edhe njerëzit e tjerë, të cilët ikën së bashku me fenë e tyre)). (Tarih Nexhd, fq.106).

Them: Rreshtat e fundit të këtij fragmenti të bëjnë të kujtosh se si sahabët ndiqeshin nga mushrikët kurejshit...pas kësaj pasoi emigracioni...!!

Sa më shumë që thellohesh në leximin e kësaj historie, aq më shumë përballësh me këtë metodë të nënçmimit dhe përbuzjes së myslimanëve të asaj kohe.

Pastaj Ibën Ganami vazhdon e thotë:

(( و في هذه السنة طلب أهل – المحمل – من الشيخ محمد بن عبدالوهاب و الأمير محمد بن سعود الدخول في الإسلام , و عاهدوهما على التوحيد , فقبلا منهم على أن يعطوا نصف زرعهم و ريع ثمارهم فالتزموا بذلك ))

((Po këtë vit, banorët e Mahmelit kërkuan prej shejh Muhamed ibën Abdulvehabit dhe princit Muhamed ibën Saud që të hyjnë në islam dhe ia dhanë fjalën për teuhid. Ata dy e pranuan prej tyre këtë, me kusht që tua japin gjysmën e të ardhurave të fryteve të tyre dhe një të katërtën e të mbjellave të tyre dhe ata e pranuan këtë)).

Them: Meditoni fjalët e tij me vëmendje!

Së pari, e që është më e keqja e saj; askush nuk hy në islam, pos ai që është jashtë tij...në kuptimin se banorët e vendit të quajtur Mahmel kanë qenë mushrikë, dhe sikur të mos ishte frika prej forcës së Muhamed ibën Saudit, shirku i tyre do të kishte vazhduar edhe sot e kësaj dite!!!

Së dyti: Haraçi që Muhamed ibën Saudi ua obligoi “të porsalindurve në islam” !!!

Shiko anomalitë e kësaj historie!!!

Pastaj thotë:

(( و قد غزا المسلمون ثرمدا مرة ثانية في السنة نفسها و الأمير عليهم عثمان , و لم يقع قتال إذ لم يخرج من أهل المدينة أحد لقتالهم .. فدمر المسلمون المزارع و انقلبوا راجعين )) - ص 102 .

((Myslimanët e pushtuan Thermedanë për herë të dytë në të njëjtin vit dhe princi i tyre ishte Osmani.në atë vit nuk ndodhi luftë,sepse asnjëri prej njerëzve të qytetit nuk dolën për luftim....pastaj myslimanët shkatërruan fermat e tyre dhe u kthyen fitimtarë)). (Tarikh Nexhd, fq. 102).

Them: Shiko se çfarë paskan bërë “myslimanët e vërtetë” vehabij! Paskan shkatërruar shtëpitë “e të pafeve” dhe paskan bërë kërdinë mbi “kaurët”!!!

Kur flet për ngjarjet e vitit 1161 sipas kalendarit hënor, thotë:

(( ثم غزا المسلمون ثادقاً فلم اقتربوا منها ليلاً غبأوا الجيوش و أعدوا الكمين فلما ظهر مقاتلة البلد عاجلهم الكمين فولوا هاربين و قتل منهم – محمد بن سلامة - و ستة آخرون .. و أخذ المسلمون أغنامهم )) - ص 102 .

((Pastaj myslimanët e mësynë Thadakanë, ata nuk iu afruan asaj natën, zunë pritën ushtrive dhe e rikthyen Keminin. Kur u shfaq lufta në qytet, Kemini ia parapriu arratisjes, atëherë Muhamed ibën Selami vrau shtatë tjerë prej tyre...dhe pastaj myslimanët morën pre kafshët e tyre)) (Fq.102).

Përpiqu ta kuptosh edhe një herë fjalën (myslimanë) dhe në fund të fjalisë fjalën (myslimanët morën pre kafshët e tyre). Pra myslimanët vehabij paskan mbytur mushrikët!!!

Ibën Ganami pastaj vazhdon e thotë:

(( ثم فتح المسلمون حريملا عنوة .... إلى قوله .. فتفرقوا في الشعاب و الجبال و قتل المسلمون منهم مائة رجل و غنموا كثيرا من الذخائر و الأموال .. و قتل من المسلمين سبعة ...و دخل المسلمون البلدة و أعطى عبدالعزيز - عبدالعزيز بن محمد بن سعود - بقية الناس الأمان , و صارت البلدة فيئاً من الله , و دورها و نخيلها غنيمة للمسلمين ..))ص 109 .

((Pastaj myslimanët e Huremla Unvesë...-pastaj tha- ata u shkapërderdhën në rrugica dhe bjeshkë e myslimanët vranë prej tyre njëqind burra dhe zunë pre të shumta prj pasurive të çmuara të tyre...ndërsa prej myslimanëve u vranë shtatë veta...Pas kësaj, myslimanët hynë në qyteti dhe Abdulazizi –Abdulaziz ibën Saudi-u dha liri njerëzve tjerë dhe kështu qyteti u bë pre (plaçkë lufte) prej Allahut dhe shtëpitë dhe palmat e saja pre për myslimanët)) (Fq.109)

Mjerë për ty o Ibën Ganam, fjalët e tua janë të padurueshme!Ai me këtë po dëshiron të thotë se gjithë populli i Gadishullit Arabik kanë dalë dinit dhe janë bërë të pafe, ndërsa myslimanë na qenkan vetëm pasuesit e Muhamedi ibën Abdulvehabit! Të tjerët janë murtedë, e kanë hallall gjakun dhe pasurinë e tyre dhe e kanë të lejuar ti zënë robëresha edhe gratë e tyre!!!

Meditoje edhe një herë fjalën në fragment ku tha: (qyteti u zu dhe u bë plaçkë lufte prej Allahut).

Vazhdon ky dogmatik e thotë:

(( غزا المسلمون أهل الخرج و أميرهم مشاري بن معمر فأغاروا على أهل – الدلم – و أخذوا أغنامهم ثم انقلبوا راجعين ..فلحقهم أهل الخرج و التقوا بهم في – عفجة الحاير – و لم يكن عدد المسلمين يزيد على الأربعين و كان أهل الخرج أكثر من مائة ..فصبر المسلمون فبدأ القتال بالترامي بالبنادق من بعيد .. ثم نهض عليهم المسلمون .. فلما عاين أهل الخرج الموت انهزموا بعد أن قتل منهم المسلمون نحو ثلاثين رجلا )) – ص 107 .

((Myslimanët sulmuan popullin e Harexhit së bashku me udhëheqësin e tyre Meshari ibën Mamerin dhe i kapën në pabesi popullin e Delmit dhe morën kopetë e tyre dhe pastaj u kthyen...atëherë erdhën Harexhinjtë dhe u ndeshën tek vendi i quajtur Afxhetul Hair. Numri i myslimanëve nuk ishte më shumë se dyzet veta, ndërsa populli i fisit Harexh ishin mbi njëqind veta...myslimanët bën sabër. Atëherë filloi lufta mes tyre me të shtëna dhe armëzjarri nga larg...derisa myslimanët përparuan kundër tyre...kur populli i Harexhit e panë vdekjen me sy, u shpartalluan, pasi myslimanët kishin vrarë prej tyre rreth tridhjetë veta))(Fq.107).

Çudi si nuk iu paska kujtuar ajeti kuranor: [Sa e sa grupe të vogla kan mundur grupet e mëdha me lejen e Allahut], që ta zbukuroi edhe më shumë këtë peizazh lufte!!

Ja dëgjoje tani se çfarë na shton ky imam dhe historian:

(( و في سنة 1165 هـ اجتمع أهل سدير و الوشم و جردوا معهم آل الظفير و اتجهوا إلى – رغبة – و كان أهلها اهتدوا إلى التوحيد ... و أغار المسلمون في تلك الغزوة على أهل منفوحة فأخذوا بعض الأغنام و رجع المسلمون سالمين بغنائمهم و أسلابهم و قسموها في الدرعية بين الغزاة بالعدل و التساوي )) .. – ص 105.

((Në vitin 1165 h. Banorët e Seidirit u bashkuan me të Veshimit dhe organizuan ekspeditë së bashku edhe me familjen e Dhafirit kundër –Rragbes-, banorët e saj u udhëzuan pastaj në teuhid... Myslimanët iu vërsulen banorëve të Menfuhas dhe morën edhe disa prej bagëtive të tyre. Kështu myslimanët u kthyen fitimtarë dhe shëndoshë e mirë dhe pastaj ushtarët në Derije ndanë mes vete prenë e luftës me drejtësi dhe barazi))(fq.105).

Meditoje fjalinë e fundit të këtij konteksti: ((Myslimanët iu vërsulen banorëve të Menfuhas dhe morën edhe disa prej bagëtive të tyre. Kështu myslimanët u kthyen fitimtarë dhe shëndoshë e mirë dhe pastaj ushtarët në Derije ndanë mes vete prenë e luftës me drejtësi dhe barazi ))

Pasi çështja ka të bëj mes Islamit dhe kufrit, atëherë s’ka çudi për ato që ke thënë o Ibën Ganam!!!

Nuk kam forcë dhe durim të përkthej fakte tjera prej këtij libri. Ata që e dinë arabishten,le ta lexojnë vet që të vërtetohen. Libri është i mbushur me çudi të tilla. Këto që përmendëm janë vetëm disa shembuj të shpejtë të cilët paraqesin një realitet të hidhur të asaj kohe.

Për këtë arsye, ata që lavdërojnë Muhamed ibën Abdulvehabin ose janë injorantë që se kanë lexuar fare historinë, ose janë të përfshirë në mëkatin e gjakut të myslimanëve të cilët janë vrarë prej vehabive me pretekstin se kanë qenë qafirë.

-----------------------

Libri mund ta bartni nga këtu:

"Tarih Nexhd li imam Husejn ibën Ganam"

Verifikoi: Nasirudin Esed,

Botimi i katërt.

Shtëpia botuese: Dar Shuruk.

- Shkarko formatin PDF: Tarih Nexhd - Ibën Ganam